Ekspertet Shoferi i autobuzit humbi vemendjen

Tri dite pas aksidentit te te henes me 9 te vdekur zbardhet skema e ngjarjes. Goma e pare e autobuzit doli nga rruga
Drejtuesi tentoi te fuste autobuzin ne rruge por pjesa e pasme e terhoqi ate ne gremine. Nuk ka pasur prerje rruge
TIRANE- Goma e krahut te pasagjerit ka dale nga rruga dhe autobuzi ka pershkuar nje distance prej afersisht 20 metrash me nje gome e cila ishte jashte trasese se rruges. Tentativa e drejtuesit te mjetit per te futur ne rruge autobuzin rezultoi fatale ndersa nje manover e tille sipas eksperteve eshte cilesuar edhe si shkaku perfunditar qe coi mjetin ne humnere ne nje distance nga rruga prej 100 metrash.
Ky eshte pak a shume sipas eksperteve te Policise Rrugore mekanizmi i shkakut te aksidentit tragjik te 7 nentorit kur nje autobuz i linjes Tirane- Athine me pasagjere shqiptare u rrezua ne afersi te fshatit Ziaj te komunes se Fratarit te rrethit te Ballshit.
Ekspertet kane pohuar se shkak i te gjithe aksidentit nga teresia e veprimeve hetimore eshte arritur ne perfundimin se shkaku i aksidentit mendohet te kete qene humbja e drejtimit te mjetit nga shoferi grek.
Faktet e mesiperme jane konfirmuar per Shekullin nga burime te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit qe thane se nga keqyrja e kryer prej tyre eshte konstatuar se autobuzi menjehere pasi ka dale nga rruga eshte rrezuar ne krahun e djathte te rruges me drejtimin Ballsh- Tepelene.
Sipas eksperteve autobuzi duke qene se ishte dy katesh ka humbur ne menyre te menjehershme ekuilibrin e tij pas daljes se rrotave nga rruga cka ka bere qe ai te niste te bente rrotullime te njepasnjeshme deri ne momentin kur autobuzi ka ndaluar vete ne fundin e rrepires ne nje distance prej rreth 100 metrash.
Sipas burimeve te policise pjesa me e madhe e personave kane humbur jeten per shkak te rrotullimeve qe ka kryer autobuzi perpara se te mberrinte ne vendin ku ai ndaloi. Nje pjese e tyre jane nxjerre nga autobuzi prej dritareve te tij xhamat e te cilit ishin te thyer.
Nje pjese e personave qe jane gjetur te vdekur jane zene nga autobuzi poshte tij e madje ne disa raste ai edhe i ka marre me vete serish nepermjet pjeseve te trupave qe kishin mbetur brenda autobuzit.
Nderkaq me pak persona te demtuar apo te vdekur ka pasur ne pjesen e katit te pare te autobuzit i cili ka pasur me pak demtime dhe goditje per shkak se ka pasur mundesine e amortizimit ndersa e kunderta ka ndodhur me katin e dyte ku kane qene pjesa me e madhe e pasagjereve nje pjese e mire e te cileve ndodheshin thuajse te pergjumur.
Pjesa tjeter qe kane kuptuar shpejt se cfare po ndodhte kane mundur te pergatiten dhe te shtrengohen pas mbajteseve metalike te ndenjeseve te autobuzit. Nje veprim i tille pjeses me te madhe te personave iu ka shpetuar jeten thone ekspertet.
Te gjitha veprimet e keqyrjes se vendit te ngjarjes dhe ekspertime autoteknike jane kryer nga policia te marten nje dite pas aksidentit ne kushtet e ndricimit natyral ndersa pas operacionit te shpetimit policia kishte kryer vetem fiksimin e vendit ku kishte nisur aksidenti deri ne vendin ku kishte perfunduar autobuzi.
Ekspertet thone se nuk ka pasur nderprerje te rruges nga ndonje mjet tjeter parakalim te gabuar apo faktore te tjere te jashtem qe mund te kene ndikuar ne shkakun e aksidentit pervec humbjes se vemendjes nga drejtuesi i mjetit.
Shoferi grek ruhet me police sot para gjykates
Permiresohet gjendja e te plagosurve
Gjirokaster/ Fier- Permiresohet shendeti i pjeses me te madhe te te plagosurve te aksidentit te te henes qe ndodhen ne spitalin e Gjirokastres. Aty ndodhet e shtruar vetem Burbuqe Guma 41 vjece nga Frakulla e Fierit e cila ka fraktura ne pjesen e legenit por eshte jashte rrezikut.
Ne aksident ajo humbi bashkeshortin Ferdi Guma 45 vjec dhe vajzen Marjola 13 vjece. Nje nga te plagosurat Daniela Papallaqi nga Gjirokastra me demtime ne koke u dergua ne spitalin e Athines. Dje ne mengjes lane spitalin 4 nga te plagosurit Vjollca Boci nga Lushnja Majlinda Syziu nga Lushnja Mariglena Guma nga Frakulla dhe Irini Boci nga Lushnja.
Ne spitalin e Fierit sipas drejtoreshes Donika Alushani te plagosurit jane permiresuar e asnje nuk ka rrezik per jeten ndersa tha se dje ne spital ishin11 paciente. Te tjeret lane spitalin e duke u kthyer ne shtepite e tyre. Nderkaq ne nje prej dhomave te pavionit te kirurgjise ndodhet shoferi grek nga Janina Thomas Cogas.
Ai nuk ka probleme te renda shendetesore ndersa edhe dje ai ruhej me efektiva te shumte policie qe nuk lejonin te afroheshe tek ai. Ai duhet te kishte dale dje per mase arresti para gjykates por ky veprim eshte shtyre per diten e sotme. Cogas akuzohet per vepren penale te shkelejes se rregullave te qarkullimit ne rruge pasojat e te ciles ishin te renda.