E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha emigranteve Hajdeni dhe investoni ne Shqiperi nuk do tju harrojme

Premtimi ne Athine shtator 2006



Para largimit te tij nga Athina me 13 shtator 2006 pasi mbaroi nje vizite zyrtare ne shtetin Helen kryeministri Berisha u kishte premtuar publikisht qytetareve shqiptare qe jetonin dhe punonin ne Greqi se do te kishin mbeshtetjen e qeverise se tij nese vendosnin ne ktheheshin ne atdhe per te punuar dhe investuar.
Une jam shume i vendosur te bej cdo perpjekje per te sjelle sa me shume investime te huaja ne Shqiperi ndaj dhe ju keni nje rol te jashtezakonshem te pazevendesueshem te vini vete te investoni ne Shqiperi te sillni miqte tuaj greke te investojne ne Shqiperi. Shqiperia ka avantazhe te medha por me te shkelqyerin ka tregun e punes krahun e punes te ri dinamik te shkolluar te pergatitur per te punuar. Investitoret greke duartrokiten mbreme kur iu thashe se askush me mire se ju nuk e njeh punetorin shqiptar ndaj dhe ju ftoj qe kursimet te vini ti investoni ne Shqiperi dhe atje te punesoni familjaret tuaj bashkeqytetaret tuaj te punoni se bashku me ta te sillni koleget tuaj. Une i kam kerkuar dhe i kerkoj Ministrise se Jashteme te thjeshtojne ne maksimum te gjitha sherbimet ndaj jush sikunder mirepres me kenaqesi te gjitha sugjerime dhe propozimet tuaja. Siguroj me kenaqesi se ne asnje moment nuk jeni dhe nuk do te jeni te harruar perkundrazi ne do te bejme cdo perpjekje qe fjala juaj zeri juaj vota juaj kontributi juaj te jete i pranishem ne Shqiperi dhe per shqiptaret-kishte thene Berisha ne takimin me emigrantet shqiptare ne Greqi.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›