Kuvend PS akuza qeveriseBerisha Shemba murin e korrupsionit
TIRAN- Kryeministri Sali Berisha ka replikuar me opoziten dhe i eshte kthyer edhe njehere atij qe e ka quajtur sukses te qeverise per liberalizimin e vizave. Duke folur ne Kuvend ne seancen e sotme ne pjesen jashte rendit te dites Berisha falenderoi qeverite e vendeve qe besuan shqiptaret dhe i krijuan mundesine e levizjes se lire.
Qeveria qe ju shani shembi murin e korrupsionit dhe kjo beri te mundur nje realitet tjeter per shqiptaret dyfishuam rrogat pensionet ne fshat dhe pensionin 100 euro ne qytet- tha Berisha. Ai numeroi suksese te panumerta duke deklaruar se opozita nuk e shikon realitetin.
Me heret deputeti i PS-se Sajmir Tahiri akuzoi qeverine per paftesi totale per sogurimin e jetes se qytetareve. Nuk ka dinjitet njerezor ketu por banda qe masakron shqiptaret. Vetem sot ne mengjes kater femije ane gjetur te vdekur sepse ne banese sepse donin drite. Si nuk ju vjen turp qe vini ketu e flisni per suksese- tha Tahiri.
Sipas tij sot ka vetem dhune ndaj qytetarit. Cili shqiptar eshte i lire nga skamja dhe uria. Sot ne Orikum banoret u masakruan se kerkojne te drejten e prones demokracia eshte dhunuar dhe populli nuk perfaqesohet- tha ai.