E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kushtezon heqjen e imunitetit

Partia Socialiste këmbëngul që ndërhyrja e ligjit themeltar të vendit të mos kryhet vetëm për imunitetit e zyrtarëve të lartë, por të shtrihet edhe në funksion të reformës në drejtësi. Kryetari Edi Rama, në mbledhjen me deputetët, ka deklaruar se opozita ka mbështetur heqjen e imunitetit, por nevojiten ndryshime që të prekin atë çka Kushtetuta sanksionon për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë, duke kushtëzuar dhe bllokuar në këtë mënyrë votimin në seancën e 6 gushtit.

Thirrja e kryesocialistit duket se shkon në linjë të kundërt me këshillat që vijnë nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë theksuar nevojën për votimin në seancën e 6 gushtit të heqjes së imunitetit dhe vijimin e shqyrtimeve të propozimeve të opozitës në sesionin e ardhshëm parlamentar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›