E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA autori i masakres ishte nen efektin e Vikodin

James Holmes, autori i dyshuar i vrasjeve të 12 personave në Denver të Kolorados ndodhej nën efektin e 100 mg medicamentit Vikodin, efektet e të cilit përmbajnë ndjesi si eufori, paranoja dhe në disa raste alucinacione. Siç shkruajnë dhe mediat amerikane, bëhet fjalë për të njëjtën substancë të gjetur në trupin e aktorit Heath Ledger, aktori australian i vdekur nga një overdozë ilaçesh në 2008. Ledger interpretonte rolin e Joker, në filmin e mëparshëm të Batman, personazhi, të cilit donte t’i ngjante Holmes kur kreu vrasjet.
Mediat amerikane kanë publikuar edhe një video të Holmes ku shfaqej kur ishte 18 vjeç, ndërsa fliste para kolegëve të tij. Në video ai shfaqet i turpshëm dhe i shpërqendruar.
Për sa i përket jetës së tij private në media qarkullojnë lajmet se Holmes në 25 qershor kishte kërkuar të regjistrohej në një poligon në Kolorado, por pronari e kishte refuzuar kërkesen e tij, pasi nuk i pëlqeu sjellja dhe nga mesazhi i çuditshëm i lënë në sekretarinë telefonike.
Të hënën autori i dyshuar i masakrës do të përballet me gjyqin, në seancën e tij të parë. Policia pasi çaktivizoi eksplozivet, që ndodheshin në apartamentin e tij, ka gjetur dhe kompjuterin e tij. Hetuesit shpresojnë të gjejnë detaje për fazën e përgatitjes se masakrës që u kushtoi jetën 12 personave dhe plagosi 58 të tjerë, 11 prej të cilëve në gjendje të rëndëe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›