Ekspertët e BE në Tiranë për negociatat
24/05/2010 Transparenca zgjedhore konform normave kushtetuese të vendit
Ekspertiza e huaj do të bazohet në Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor
Ekspertiza e huaj do t’i vijë në ndihmë klasës politike në gjetjen e një gjuhe të përbashkët për zgjidhjen e ngërçit politik. Kështu, përgjatë negociatave që do të zhvillohen gjatë këtyre dy javëve, veç përfaqësuesve të dy partive kryesore të politikës në vendin tonë, në tryezën e bisedimeve do të jenë të pranishëm dhe ekspertë të huaj. Në këtë mënyrë, zgjidhja e krizës politike në vend do të negociohet nga ekspertë të huaj, të cilët do të mbërrijnë nga Brukseli në Tiranë në kërkim të kompromisit. Nga ana e tyre këta ekspertë do t’i referohen për gjetjen e një kompromisi mes palëve pikërisht ligjit themeltar të shtetit, Kodit Zgjedhor dhe opsioneve që ofrojnë ato për të zhbllokuar një situatë të tillë. Afati prej 2 javësh i vendosur për Kryeministrin Berisha dhe kryetarin socialist Edi Rama, do të shërbejë për të gjetur një zgjidhje mbi transparencën e zgjedhjeve. Ndërkohë mes palëve është rënë dakord sa i takon materialeve zgjedhore, por ngërçi mbetet te fletët e votimit. Në gjykimin e socialistëve, afati kohor i vendosur nga BE-ja për gjetjen e zgjidhjes është më se i mjaftueshëm, por nga ana tjetër ata vënë theksin në faktin se transparenca duhet të konsistojë në një hetim të plotë, pasi nuk ka logjikë të hetosh një pjesë të fakteve dhe të djegësh pjesën tjetër. Për këtë arsye, selia rozë po shikon mundësinë e hartimit të një drafti për këtë pjesë, duke mos pranuar zbatimin e asaj pike të kodit, që parasheh asgjësimin e fletëve të votimit gjatë kohës së këqyrjes së materialeve zgjedhore. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe Kryeministri Sali Berisha ishin në Strasburg për zgjedhjen e krizës politike në vend, tryezë nga e cila nuk rezultoi asnjë marrëveshje. Për këtë arsye ndërkombëtarët, të cilët negociuan me ta, lanë 2 javë kohë për gjetjen e një zgjidhjeje.
Vendimi
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste pritet që të mbledhin gjatë ditës së sotme grupet e tyre parlamentare, me qëllim informimin mbi tryezën e bisedimeve në Strasburg. Po kështu, gjatë këtyre takimeve do të vendosen dhe piketat mbi të cilat do të përqendrohen bisedimet e ardhshme mes përfaqësuesve kryesorë të këtyre dy palëve, sa i takon zgjidhjes së ngërçit politik në të cilën klasa politike është përfshirë prej muajsh. Ndërkohë që për grupin kuvendor socialist ky takim ka dhe një tjetër vendim për të marrë, që lidhet pikërisht me kthimin e tij në Kuvend. Paraprakisht, burime pranë selisë rozë bënë me dije se opsioni më i mundshëm është rikthimi i ligjvënësve socialistë në Parlament. Kjo për vetë faktin se në këtë institucion do të vendoset në fund për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Qëndrimet e PD-PS
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pati parashtruar në tryezën e bisedimeve në Strasburg kërkesën për të qenë Komisioni i Venecias ai që të shprehet mbi hapjen apo jo të kutive të fletëve të votimit. Ndërkohë që nga ana e tij, kreu i mazhorancës ka kërkuar se në rast se do të jenë kutitë e materialeve zgjedhore ato që do të hapen, atëherë kutitë me fletët e votimit të digjen. Por një propozim i tillë ka hasur në kundërshtinë e përfaqësuesve të majtë në tryezë, duke sjellë në të njëjtën kohë dhe një dështim të këtyre bisedimeve. Megjithatë, do të jenë negociatat në vijim, ato që do të vendosin mbi zgjidhjen e ngërçit politik.