Taullai, mbrapsht nga kolegji penal
24/05/2010 Banda e Durrësit
TIRANË – Gjykata e Lartë nuk ka dhënë “ Ok” shqyrtimit të disa kërkesave penale të bëra nga një prej pjesëtarëve të Bndës së Durrësit Indrit Taullait. Ky i fundit i ndodhur prej më shumë se tre vjet brenda qelive të burgut për vrasjen e disa shtetasve në emër të bandës së drejtuar nga Lulzim Berisha, ka kërkuar të ndryshohet masa e sigurimit. Kërkesa është argumentuar me faktin se ndaj tij kanë kaluar të gjitha afatet e shqyrtimit gjyqësor, madje Gjykata e Shkallës së parë për krime të rënda sipas tij në disa raste ka shkelur edhe ligjin duke i pezulluar ato pa asnjë të drejtë. Një tjetër kërkesë e refuzuar nga Gjykata e Lartë ka qenë edhe ajo që lidhet me provat shkresore të paraqitura nga akuza dhe njëanshmëria e mbajtur nga trupi gjykues. Por pasi janë shqyrtuar në dhomën e këshillimit këto kërkesa janë quajtur të pavenda dhe të pambështetura në ligj dhe si të tilla janë rrëzuar. Indrit Taullai akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë kryer disa vrasje në Durrës përfshi edhe atë të Marsel Sotirit, për të cilën është përdorur si karrem vajza me emrin Valbona Jaho nga Skrapari. Pak ditë më parë ra në prangat e policisë edhe vëllai i Indritit me akuzën e trafikimit të drogës, të cilin e drejtonte nga qelitë e burgut i pandehuri tjetër i kësaj bande, Endrit Dokle.