Makinat, kur do të aplikohet taksa e re
24/05/2010 Duke parë afatet kohore për miratim, në qershor hiqet dogana e automjeteve
Taksa e mjeteve të përdorura dhe ajo e karbonit, sa do të paguajnë qytetarët
Futja në përdorim e taksës së mjeteve të përdorura dhe asaj të karbonit duket se ka prekur shumë qytetarët shqiptarë duke krijuar tek ata një sërë paqartësish. Duke pasur parasysh se viti i makinave që qarkullojnë në vendin tonë është mesatarisht mbi 10 vjet vjetërsi prodhimi, ato do të jenë edhe më të penalizuara nga taksat e reja. Kjo do të thotë që ata që do të blejnë ose do të shesin këto makina janë të detyruar të paguajnë para shtesë qoftë në doganë me futjen e mjetit apo edhe në Drejtorit e Shërbimit të Transportit Rrugor. Tashmë projektligji për Taksat Kombëtare është në Kuvendin e Shqipërisë dhe ka marrë miratimin në parim nga Komisioni parlamentar dhe ai i Ligjeve, kjo do të thotë se brenda kësaj jave do të miratohet edhe nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese dhe do të jetë gati për t’u votuar nga Parlamenti. Duke pasur parasysh afatet kohore të nevojshme edhe futjen në fuqi të tij pas botimit në Fletoren Zyrtare, parashikohet që taksat e reja të hyjnë në fuqi maksimalisht në fund të muajit qershor. Kjo do të thotë që ata që kanë për të kryer veprime me makinat e tyre që janë me vit prodhimi të vjetër, duhet t’i përfundojnë ato tani pa hyrë ende në fuqi, ligji i ri i Ministrisë së Financave, që parashikon rritjen e taksave për shitjen e makinave, si dhe për importimin e tyre. Ndryshimet e këtij ligji përfshijnë në vetvete taksa të reja që quhen "Taksa e mjeteve të përdorura të transportit" dhe "Taksa e karbonit", çka do të thotë rritje automatike të parave që duhet të paguajnë qytetarët. Referuar ligjit që tashmë ka mbërritur në Kuvend, parashikohet taksimi për të gjitha shitjet e njëpasnjëshme që mund të pësojë një mjet. Formula e përllogaritjes së taksës në këtë rast është cilindrat në cm3 x koeficient fiks për çdo vit përdorimi dhe taksë fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse do të jetë 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën, koeficienti për vitet e përdorimit, 0.5 për autoveturat për çdo vit përdorimi dhe 0.25 për mjetet e tjera. Në rastet e shitjes brenda vendit të automjetit, taksa nuk vilet më nga doganat, por nga Drejtoria e përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Për mjetet që kanë paguar taksën në doganë dhe pësojnë shitje të tjera brenda vendit, ligji parashikon që taksa të jetë diferenca ndërmjet taksës së llogaritur në çastin e shitjes brenda vendit dhe asaj të paguar në doganë. Sipas këtij ligji do të ndryshojë edhe taksa që do të paguhet për makinat që importohen në Shqipëri. Sipas këtij ndryshimi, shuma që importuesi i një automjeti do të duhet të paguajë do të jetë produkt i një shumëzimi të madhësisë së motorit, vjetërsisë së automjetit dhe llojit të karburantit që ai përdor. Për sa i përket vitit të prodhimit, është propozuar që ato të shumëzohet me një koeficient fiks ku për rastin e autoveturave për çdo vit përdorimi do të jetë 0.5. Për sa i përket taksës fikse për llojin e karburantit, parashikohet që ajo të jetë 20 lekë për automjetet e që punojnë me benzinë dhe 25 lekë për ato me naftë. Kjo taksë vilet direkt nga doganat sapo mjeti hynë në Shqipëri.
Karboni
Ndryshimet e tjera në ligj propozojnë rritje të taksës së karbonit mbi karburantet dhe një propozim për shtrirjen e kësaj takse edhe mbi qymyrin në masën 3 lekë/kg si për atë të importuar, edhe për atë të prodhuar në vend. Aktualisht taksa e karbonit është 0.5 lekë për litër për benzinën dhe propozohet trefishimi i saj, pra 1.5 lekë për litër.
Shitja
Një qytetar ka në vitin 2009 një makinë me naftë, të vitit 1996. Makina ka një cilindratë prej 2500 kubikësh. Ai e ka zhdoganuar makinën në bazë të formulës së vjetër dhe ka paguar 300 mijë lekë. Në rast se ky qytetar do të dojë të shesë makinën, ai do të paguajë taksën e shitjes së mjeteve të përdorura që është 437500 lekë, pra 137500 lekë shtesë.
Importi
Një qytetar për një makinë nafte të prodhuar në vitin 2008, me cilindratë 2500 kubik e importuar sot duhet të paguajë 150 mijë lekë doganë. Me formulën e re, llogaria del ndryshe dhe qytetari paguan më pak para. Kështu, paguhen 62500 lekë dhe kursen plot 87500 mijë lekë në raport me taksën e vjetër të quajtur “doganë”.
Ndryshimet
Ligji prek qytetarët që blejnë një makinë si kur paguajnë në doganë, ashtu edhe kur shesin, pasi do të kenë një detyrim të ri. Për automjetet deri në 5 vite përdorimi, taksa do të ketë një ulje të lehtë. Për ato nga 6 deri në dhjetë vite përdorimi, taksa ka një rritje të vogël, ndërsa ato mbi 10 vite përdorimi, taksa rritet në proporcionalitet me rritjen e viteve.