Financimi i fushatës, Sarkozi mohon akuzat
Presidenti i Francës, Nicola Sarkozi, ka mohuar në një intervistë televizive për "France 2" që fushata e tij elektorale është financuar fshehurazi nga familja Bettencourt.
Sipas presidentit ai u zgjodh në krye të Francës, për të zgjidhur problemet me të cilat përballet ky vend, probleme që zgjidhen falë reformave.
Kur këto reforma i realizon, disa njerëz bezdisen, shqetësohen, duke mos dashur që reformat të ecin përpara, theksoi presidenti Sarkozi.
Që kur skandali në fjalë shpërtheu në Francë, Sarkozi akuzoi opozitën për këto trillime.