E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertët e OKB-së thirrje Iranit të ndalë goditjen e minoriteteve

Ekspertët e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara u bëjnë thirrje Iranit të ndalë atë që ata e quajnë rritjen e ndalimeve arbitrare, zhdukjeve të detyruara, torturave dhe ekzekutimeve arbitrare të minoriteteve etnike.

“Minoritete etnike të Iranit duhet të jetojnë në siguri dhe dinjitet, të lira nga diskriminimi,” thonë ekspertët.

Në fund të dhjetorit, një lëvizje protestash e nisur fillimisht nga kostoja e lartë e jetesës u shndërrua shpejt në demonstrata të gjera antiqeveritare, që shkaktuan një represion të regjimit që vrau mijëra protestues.

Ekspertët e OKB-së thonë se që nga fillimi i protestave, autoritetet iraniane kanë ndaluar mijëra individë.

“Raportet tregojnë një rritje të konsiderueshme të arrestimeve arbitrare dhe të asaj që duket se janë dënime me motiv politik, përfshirë kundër individëve nga minoritetet etnike, të cilët shpesh arrestohen me akuza të gjera të sigurisë kombëtare”, thonë ekspertët.

Autoritetet iraniane kanë pretenduara se dhuna erdhi nga “akte terroriste” të orkestruara nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Që nga shpërthimi i luftës SHBA-Izrael me Iranin në fund të shkurtit, arrestimet dhe ekzekutimet janë shumëfishuar në vend, të lidhura si me konfliktin ashtu edhe me protestat.

Vitin e kaluar, Irani ekzekutoi mbi 2.150 njerëz, sipas Amnesty International, duke e bërë sërish me një diferencë të madhe ekzekutuesin më të madh në botë pas Kinës.

Ekspertët e OKB-së thonë se këtë vit janë ekzekutuar të paktën 24 anëtarë të minoritetit baluç dhe 22 anëtarë të minoritetit kurd, ndërsa shumë të tjerë janë në rrezik të menjëhershëm për t’u ekzekutuar.

“Minoritetet vazhdojnë të targetohen gjatë periudhave të trazirave politike dhe sociale përmes narrativeve që i paraqesin ato si kërcënime për sigurinë kombëtare.

Synimi i minoriteteve kurde dhe baluçe shtrihet edhe përtej kufijve të vendit dhe përfshin fushata kërcënimesh dhe mbikëqyrjeje kundër individëve që jetojnë jashtë vendit” shtojnë ata.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›