E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertet e huaj restaurojne pese filma te kinemase shqiptare

Pesë filma shqiptarë duke nisur me filmin e parë  “Tana”, “Fortuna”, “Ngadhnjimi mbi vdekjen” si dhe disa xhirime dokumentarësh së shpejti do të nisin puna për restaurimin e tyre falë bashkëpunimit me  studion e restaurimit të Universitetit të Kalifornisë . Specialistja, Regina Longo e cila prej disa ditësh është duke vëzhguar materialet filmikle shiptare që  gjenden në Arkivin Qendror të Filmit tha se ky arkiv është shumë i pasur, por duhet investuar në restaurim
“Ne kemi përzgjedhur sëbashku me drejtuesit e arkivit disa filma përfaqësues të kinemasë shqiptare, të cilët njëkohësisht përmbajnë vlera të ngjarjeve historike nëpër, të cilat ka kaluar Shqipëria, për të prodhuar një kopje të restauruar e të subtitruar në anglisht. Kopjet do të  reshtohen në 35 mm, në laborator të specializuar dhe kjo bën që këto filma  të mund të shfaqen pa u dëmtuar  si dhe të jenë pjesë e programeve kulturore brenda dhe jashtë vendit që publiku i huaj të njihet me kinemanë e vjetër shqiptare, e cila është ende pak e njohur në botë”, u shpreh Longo.   
Ndërsa lidhur me ruajtjen e materialeve ajo tha se janë në gjendje të mirë, ndërsa dixhitalizimi nuk është shpëtim .
“Materiali filmik i këtij arkivi është i ruajtur mirë dhe mu duk shumë i pasur, por sa më parë duhet të fillojë puna për restaurimin e materialeve të vjetra filmike të cilat janë të veçantë dhe pak të njohura pasi shiritat kanë një jetëgjatësi prej 50- deri 100 vjet. Dixhitalizimi nuk është shpëtim ai është thjeshtëzim në akses për publikun”. Sqaroi specialistja. 
Kontaktet e  me specialisten  amerikane  u vendosën  nga bashkëpunëtorët e AQSHF-së, Thomas Lorogeci dhe Iris Elezi. Por në mënyrë institucionale pritet  që bashkëpunimi me arkivin e filmit të jetë afatgjatë. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›