Ekspozita studentet pezantojne punimet ne skulpture

13 studentë të Universitetit të Arteve të degës Skulpturë kanë prezantuar rreth 20 krijime të fundit të tyre të krijuara gjatë vitit akademik. Profesori dhe kuratori i ekspozitës, Arben Bajo na bën me dije se punimet në këndvështrimin e parë janë klasike, por ato mbartin elemente të bashkëkohores së tepërmi.
Ndërkohë që dy prej artistëve të rinj pjesmarrës në ekspozitë kanë pasqyruar këndvështrime të ndryshme, ku njëri ka elemente klasike, ndërsa tjetri është i fokusuar te skulptura në formë karikature.
Punimet do të prezantohen për disa ditë në galerinë e Universitetit të Arteve.