Kufizime ne uren e Matit / Ndalohet kalimi i mjeteve mbi 13 ton

Barriera betoni janë vendosur në të dyja anët e urës në aksin Lezhë-Milot, pas shkeljeve të përsëritura të kufizimit nga mjetet e rënda. Ndërhyrja për përforcimin e themeleve kushtoi 107 milionë lekë.
Ura mbi lumin Mat, në aksin nacional Lezhë-Milot, është vendosur nën kufizim për automjetet me tonazh të rëndë. Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka vendosur barriera betoni në të dyja anët e urës, për të ndaluar kalimin e mjeteve që tejkalojnë peshën e lejuar prej 13 tonësh.
Masa vjen pas ndërhyrjeve emergjente për përforcimin e themeleve te ures.Ndërkohë, përdoruesit e urës shprehen se struktura vijon të ketë probleme dhe ngrenë dyshime për cilësinë e investimit.