E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet gjermane zbulojne te fshehten e Mona Lizes

Akademiket gjermane besojne se kane zgjidhur misterin shekullor te identitetit te Mona Lizes, portretit te famshem te Leonardo da Vincit. Liza Gerardini, gruaja e nje tregetari te pasur fiorentin, Francesko del Xhiokondo, eshte pare prej nje kohe te gjate si modeli me i mundshem per pikturen e shekullit te shtatembedhjete. Por historianet e artit gjithmone kane dyshuar se gruaja qe buzeqesh mund te kete qene e dashura e da Vincit, nena e tij ose vete autori.
Tani ekspertet ne biblioteken e universitetit te Heidelberg-ut thone se shenimet e gjetura ne faqet e nje libri, te bera nga pronari i tij ne tetor 1503, konfirmojne nje here pergjithmone, se Liza del Xhokonda ka qene vertete modelja per njerin nga portretet me te famshme ne bote. "Te gjitha dyshimet per identitetin e Mona Lizes u eleminuan nga zbulimi i Dr Armin Schlechter," ekspert doreshikrimesh, njoftoi sot biblioteka me nje deklarate. Shenimet ishin bere nga nje zyrtar i qytetit te Firences, Augusto Vespuci, i njohur i artistit, ne nje permbledhje te letrave te Ciceronit, oratorit romak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›