Shoqerite tregtare, ligj si te BE
Shoqerite tregtare do te veprojne kete vit me nje ligj te ri, pas miratimit te tij nga qeveria dhe me tej nga Kuvendi. "Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes ka hartuar projektligjin e ri "Per shoqerite tregtare", i cili synon te ofroje sistem bashkekohor, te qarte dhe te perditesuar, i afte te thithe investime te thuaja. Objektivat qe kerkohen te arrihen sipas ketij projekt-drafti, jane zbatimi i legjislacionit te BE-se per Shoqerite Tregtare dhe permbushja e kerkesave te MSA-se, si dhe kerkesave te tjera, te cilat burojne nga zhvillimi nderkombetar ne kete fushe", tha dje per ATSH-ne, zevendesministri i METE-s, Eno Bozdo. Keshtu, ne kete projektligj, kerkohet te zbatohet detyrimi i MSA-se, qe Shqiperia dhe BE-ja te mundesojne ngritjen dhe ushtrimin e aktivitetit te shoqerive tregtare, filialeve, degeve dhe personave fizike nga te dyja palet. Ne projektligj, parashikohet qe te mos kete asnje lloj diskriminimi ndaj shoqerive tregtare nga BE-ja ne Shqiperi, si dhe anasjelltas, as ndaj shoqerive tregtare shqiptare ne BE. Ne kete projektligj parashikohen ne menyre ligjore avantazhet dhe veshtiresite e mundshme gjate zbatimit te tij; niveli i efektivitetit, zbatueshmerise, eficences, efektit dhe rrjedhojave, si edhe kostot ekonomike, ne krahasim me legjislacionin ne fuqi.