Nje gazete gjermane pergenjeshtron... vetveten!
Nje gazete e Hamburgut, qe javen e kaluar njoftoi se menaxheri i nje firme te vogel informatike kishte pushuar nga puna tre punonjes sepse, duke kerkuar te punonin ne nje ambient pa tym duhani, paraqisnin kercenim per mbarevajtjen e firmes, tha dje se lajmi kishte qene nje shaka.
Stephanie Lampreht, lajmi i se ciles u botua gjeresisht ne Gjermani dhe ne median nderkombetare tha se ''menaxheri me konfirmoi se kishte qene nje shaka. Ai shtoi se edhe vete pinte shume cigare dhe se duhanpiresit bezdiseshin nga masat teper te rrepat te ndermarra ndaj tyre''. Nderkohe, menaxheri Thomas Joschko nuk ka dhene te tjera shpjegime. Lampreht shtoi se ne numrin e se merkures gazeta ''Hamburger Morgenpost'' do te botoje nje version me te zgjeruar per ngjarjen. Qe nga 1 janari 2008, Gjermania ka ndaluar perdorimin e duhanit ne bare dhe restorante, por ende qytetaret qe punojne ne ambiente te vogla mund te pine cigare.