Ekspertet, kunder dhe per anulimin e koncesioneve
Lidhur me paralajmerimet e socialisteve se me ardhjen e tyre te afert ne pushtet, do te rrezojne shume vendime te qeverise aktuale, te ndermarra mbi investime, koncensione apo reforma te ndryshme, ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, Florjon Mima, ka deklaruar dje se ato bien ndesh me vete keshillat e ekonomisteve te huaj. “Shume shpejt, ministrat e rinj do te ulen ne karriget e tyre dhe do te kene rastin te verifikojne, sa personel eshte kualifikuar per te ngritur shtetin qe ata do te drejtojne. Ashti sic do te kene mundesine per te verifikuar me lupe qindra leje dhe koncesion, licenca apo privatizime etj”, deklaroi ai. Duke shtuar me tej, se kane qene pikerisht keto, ato “te cilat bene qe Shqiperia jo vetem te mos binte ne krize, por edhe te shenonte nje nivel te caktuar te vazhdueshem te rritjes ekonomike”. Ministri Mima kujtoi ketu me kete rast, edhe fjalet e drejtores se Bankes Boterore per Evropen Juglindore dhe Azine e cila foli per rritjen ekonomike te vendit dhe per rritjen e te ardhurave ne Shqiperi, nga nje nivel prej 500, deri ne 4000 dollare per fryme. Ne kete menyre, sipas tij, nuk ka vend per anulim te koncesioneve apo rrezim te reformave te ndermarra deri tani nga kjo qeveri, te cilat sipas tij, kane sjelle ne fund te fundit rritje ekonomike.