“Zogu i Pare”, zhvendoset linja e tensionit te larte Eljona Ballhysa
Ashtu sikurse ka premtuar kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha po kthen ne realitet projektin per zgjatimin e bulevardit te Tiranes, puna per te cilin ka nisur konkretisht dje. Specialiste te huaj, punonjes te Bashkise per here te pare pas 15 vitesh, kane nisur dje punen per zhvendosjen e linjes se tensionit te larte, Bulevardi “Zogu i Pare”. Zhvendosja e kesaj linje, nje shqetesim i madh i banoreve te kesaj zone ishte nje premtim i kryebashkiakut Basha, bere gjate fushates elektorale ne vitin 2011. Per shkak te kompleksitetit te punes, per futjen nen toke te kesaj linje, Bashkia e Tiranes ka marre nje ekip te specializuar nga jashte si dhe po bashkepunon me Operatorin e Sistemit te Transmetimit. Ekspertet e huaj e kane konsideruar punen ne zhvendosjen e linjes se tensionit te larte, si nje nderhyrje “kirurgjikale”. Zhvendosja do te perfundoje teresisht brenda javes se pare te shtatorit. Drejtori i Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme te Projekteve Strategjike dhe Investimeve te Huaja, z. Henrik Hysenbegasi tha se punimet po kryhen nga nje firme e specializuar zviceriane, ne bashkepunim me eksperte te OST-se. “Punimet po kryhen nga nje firme e specializuar zviceriane, duke perdorur teknologjine e fundit. Jemi ne piken perfundimtare, ku kryhet lidhja e kabllove. Brenda pak ditesh do te mundesojme venien ne eficence te linjes nentokesore, “Tirana-1” - nenstacioni-Qender dhe me venien ne eficence te kesaj linje do te mundesohet edhe zhvendosja e linjes ajrore te tensionit te larte pergjate Bulevardit “Zogu i Pare”, deri ne vazhdim tek stacionin Tirana-1”, – u shpreh z. Hysenbegasi. Drejtori i njesise operative per Tiranen, prane OST-se, z. Sali Tocilla ka falenderuar Bashkine e Tiranes, per kete investim me parametra bashkekohore dhe qe i pergjigjet zhvillimit perspektiv te rrjetit te rajonit. “Linja e re ka nje gjatesi prej 2.3 km, eshte ndertuar me parametra bashkekohore dhe i pergjigjet zhvillimit perspektiv te rrjetit te rajonit. Gjejme rastin te falenderojme Bashkine e Tiranes, qe beri te mundur zbatimin e ketij projekti kaq te rendesishem per qytetaret e Tiranes”, – theksoi z. Tocilla. Zhvendosja e linjes se tensionit te larte i hap rrugen vazhdimit te metejshem te punimeve te parashikuara per zgjatimin e bulevardit. Sipas Bashkise se Tiranes hapi i dyte do te jete zhvendosja e shinave te trenit. Per kete arsye vetem nje dite me pare u njoftua mbyllja e Stacionit te Trenit ne Tirane.