Ekspertet me kompetentet

Në një konferencë shtypi, avokati mbrojtës i ish-zëvendeskryeministrit nën akuzë, Ilir Meta dhe një ndër bashkëpunëtorët e kreut të LSI-së vlerësuan konkluzionet e tre ekspertëve shqiptarë për videoskandalin Meta-Prifti.
Madje, zoti Spartak Braho vlerësoi lart edhe ekspertët si më kompetentët në Shqipëri. i emocionuar në dukje, avokati Petrit Serjani mbrojti veten në deklaratë duke kundërshtuar akuzat e Priftit se ai ishte parë në kafe “Europa” në Tiranë me ekspertet e videos, çeshtje e cila nëse do të vërtetohet do ta rrezonte automatikisht ekspertizen e Rrahmanit, Pollos dhe Beqirit.
“E cilësoj si të pavërtetë dhe të sajuar akuzën për takimin tim me ekspertët. Jo vetëm që nuk Video Meta-Prifti Prifti: Eksperët gënjyen, kërcënimet s’më frikësojnëKu ndryshojnë konkluzionet Prifti: Ekspertët mbrojtën Metën jemi takuar në ambientet e kafe “Europës”, por jam përpjekur të kryej detyrën time si avokat mbrojtës brenda kuadrit që më njeh ligjit dhe etikës së avokatit”.
Më pas, Spartak Braho mbrojti integritetin e tre ekspertëve shqiptarë, duke u shprehur se në çështjen Meta mund të flitet edhe per komplot: “Kjo çështje është ngritur mbi një manipulim të pastër, mbi një skenar që përbën fijet e një komploti me ngjyra të theksuara politike. Në të ardhmen, do të kemi mundësi që të ekspozojmë dhe të dëshmojmë këtë aferë dhe skenar të turpshëm”.
Pika më e fortë e avokatëve me sa duket është mosgjurmimi i ekspertëve për gjetjen e materialit origjinal në orë. “Ora e regjistrimit, ashtu siç kishte theksuar dhe vërtetuar eksperti amerikan, është e pamundur të gjendet. tarë. Ishte kjo arsyeja që Prokuroria e përgjithshme hoqi dorë nga kjo provë. Në këtë orë nuk gjendej i filmuar dialogu Meta-Prifti, por një materjal tjetër, bisedë tjetër”, shtoi Braho.
Por, çfarë thonë ekspertet shqiptarë dhe çfare thotë eksperti Glen Bart në këtë pikë. “Top Channel” transmetoi një ditë më parë krahasimin e dy ekspertizave.
Ekspertet shqiptare pohojne per oren se nuk mund te provojne nese ora objekt ekspertimi eshte mjeti me te cilin eshte realizuar biseda dhe se nuk u gjeten gjurme te bisedes meta prifti. po ashtu nga egzaminimi i ores ekspertet shqiptare theksojne se nuk jane ne gjendje te percaktojne origjinen e saj. Si dhe nuk eshte e mundur sipas tyre te percaktohet nese shkarkimi eshte bere nga ora.
Eksperti amerikan per kete ceshtje thote se ora ka kapacitet ruajtes te brendshem 8 gigabite dhe eshte perdorur per te rregjistruar versionin video te bisedes Meta-Prifti. Ajo eshte lidhur me sistemin e kompjuterit e komjuterit portable. Po ashtu, shprehet eksperti Glen Bart, une isha ne gjendje te zbardh nje video tjeter e cila ishte fshire nga aparatura.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Burg përjetë Pinarit, Delijorgjit e Minxollit
Jepet pretenca për Gërdecin
Taksat, Rama si Obama
KLSH, rrëzohet propozimi i Topit
Prokuroria: Zyrtari i SHISH-it u vra