E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotja e mjedisit, në rajonet minerare të Hasit ndotje mbi nivelet e lejuara të BE-së

Specialistët e mbrojtjes së mjedisit,  pas minitorimeve  të bëra në rajonet minerare të Hasit, kanë konstatuar prani të mineraleve të rënda mbi nivelet e lejuara të standardeve të BE-së.

Ata kanë nisur dhe një tur sensibilizues me nxënës shkollash, banorë dhe drejtues lokale, duke kërkuar bashkëpunim për një mjedis sa më të pastër.

Autoritet lokale thonë se nisma të tilla janë të mirëpritura, dhe se shqetësimi për ndotjen dhe dëmtimin e mjedisit është problem madhor që meriton vëmendje dhe bashkëpunim.

Kampionet janë marrë dampat e  ish- fabrikave  e pasurimit në Golaj e Perollaj dhe minierat e braktisura  në Nikoliq dhe  Golaj. Ato janë analizuar në laboratorë bashkëkohore, ku rezulton se  ndotja mund të kthehet në rrezik potencial nëse nuk monitorohet dhe merren masa për reabilitim.

Ky monitorim mbështetet nga projekti GreenAl një konsorcium i financuar nga qeveria suedeze dhe  zbatohet nga Qendra për Transparence dhe Informim te Lire dhe dy organizata te tjera partnere, Qendra për Zhvillim dhe Integrim dhe Qendra ‘Fol’. Projekti kërkon amendime në strategjinë kombëtare të menaxhimit të mbetjeve, disa akteve nënligjore,  që sigurojnë monitorimin nga AKBN –ja, dhe përfshirje të institucioneve përgjegjëse.

Gazetar: J. Hallaçi 

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›