E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, MASH publikon rezultatet e testit të letërsisë

Publikohen rezultatet e provimit të letërsisë. Maturantët do t`i gjejnë këto rezultate në websitin e ministrisë së arsimit mash.gov.al. ndërkohë duke filluar nga e hëna rezultate do të afishohen në shkollat ku maturantët dhanë provimin. Në website maturnatët kanë të publikuar kodin e tyre, koeificentin, dhe notën e marrë në provim.

Provimit të gjuhë-letërisë iu nënshtruan rreth 49 mijë maturantë. Testi përmbante 25 pyetje dhe një ese. Pas përfundimi të testit maturantët u shprehën të pakënaqur sepse në të ishin përfshirë edhe pyetje jashtë programit. Nisur nga kjo pakënaqësi, autoritetet kombëtare të provimeve thanë se maturantët do të vlerësohesh nga përgjigja llogjike më tepër.

Pas 2 javëve, vlerësusit publikuan rezultatet në web dhe sipas informacioneve numrr i mbetësve është më i vogël se vitet e tjera. Mbi 1000 maturantë janë vlerësuar me notën 4 ndërsa mbi 6000 maturantë kanë marrë notën 10.

Maturantët ditën e shtunë iu nënshtruan provimit të matematikës, rezultatet e të cilit pritet të dalin pas 10 ditëve. Pas provimeve të detyrura, radha është e provimeve me zgjedhje në rast se maturantët duan të vazhdojnë universitetin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›