Ekspertiza Kafka e Copes e demtuar

Vetëvrasja apo vrasja e punonjësit të Shërbimit Informativ Shtetëror në Durrës vazhdon të ngjallë debate në opinion, ndërkohë që hetimet mbi të janë intensifikuar.
Drejtori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj ka zhvilluar një takim treorësh në prokurorinë e rrethit Durrës, por në fund të tij nuk ka bërë asnjë deklaratë.
Megjithatë, burime jozyrtare nga ekipi i ekspertëve mjeko-ligjorë që kanë ekzaminuar atë që kishte ngelur nga trupi i Isa Çopës, thone se në kafkën e tij janë parë dëmtime që dyshohet të mos jenë shkaktuar nga plumbi, por nga përdorimi i mjeteve të forta mbi VrasjeGjendet i djegur oficeri SHISH Itali, ekzekutohet emigranti shqiptar Elbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja të.
Pas ekzaminimit të kryer nga ekspertë të laboratorit të kriminalistikës rezulton se gëzhoja e gjetur në makinën e viktimës i përket armës së zjarrit, një pistoletë e llojit “Makarov”, që rezulton të jetë arma e tij e shërbimit.
Megjithatë, do të jetë konkluzioni përfundimtar i grupit të ekspertëve mjeko-ligjorë që do të përcaktojë nëse ishte vetëvrasje apo vrasje.
Ndërkohë, edhe grupi hetimor i drejtuar nga prokurorja Enkeleda Xhengo do të vijojë hetimet për të zbardhur ngjarjen tejet të mistershme dhe të mbushur plot pikëpyetje të mëdha.
Vlerësimi përfundimtar i ekspertizës mjeko-ligjore është deklaruar se do të dalë pas dy javësh. Drejtoria e policisë së qarkut Durrës ndërkohë vazhdon t’i qëndrojë deklaratës së parë që e klasifikon rastin në vetëvrasje, bazuar në hetimet e para dhe veprimet e kryera nga viktima.
Oficeri i Shërbimit Informativ Shtetëror u gjet i djegur brenda automjetit të tij ditën e martë, në një zonë pak të frekuentuar, në veri të qytetit bregdetar të Durrësit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Korcë, gjyqi ndaj babait tutor
51-vjecari Pëllumb Mullaj i akuzuar për prostituimin e dy vajzave të tij është vendosur përballë dëshmisë se tyre në seancën e radhës të gjykimit të kësaj cështje. Lushnjë, i mituri plagos me cifte vëllanë
Një 12-vjecar është plagosur me armë gjahu aksidentalisht nga vëllai i tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.
Prokuroria: Burg përjetë për Tufën
Prokuroria kërkoi sërish burg përjetë për Lavdërim Tufën, i akuzuar për vrasjen e Fatmir Ramës.
Sadushi, i shumëkërkuari shqiptar në Britani
Në një lëvizje të pazakontë policia britanike apelon sërish brenda disa javësh për ndihmën e publikut mbi vendndodhjen e shqiptarit të kërkuar, Ndricim Sadushi.
Azilantët, bashkiakët nën akuzë
Pas akuzave që policia e shtetit ngriti ndaj kryetarit të Bashkisë Koplik dhe kryetarit të komunes Postrribe për shpërdorim detyre, dy drejtuesit vendorë janë mbrojtur duke u shprehur për “Top-Channel” se vërtetimet nuk janë të falsifikuara.
Lajmet kryesore
Erzeni, ura në prag të shembjes
Shkatërrimi i shtratit po rrezikon shtëpitë dhe tokat bujqësore
Beqja: INSTAT, shifrat në terr
Veriu, serbët hapin rrugët për KFOR-in
Korcë, gjyqi ndaj babait tutor