E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertiza, dasmoret e Thumanës vdiqën nga dioksidi i karbonit

Gazeta Shqip

Zgjidhet misteri i ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e së dielës në fshatin Dukagjin i Ri, në Thumanë të Krujës, ku një dasmë u kthye në mort. Ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë si shkak të helmimit të tre femrave, dy prej të cilave humbën jetën, dioksidin e karbonit.

Gazi është përhapur nga një gjenerator që ndodhej në dhomën ku ato po flinin. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së dielës, pasi familja Gega ka festuar martesën e vajzës së tyre. Pasi janë kthyer në shtëpi, nusja dhe dy gratë kanë rënë të flinin për pak orë, përpara se nusja të shkonte në parukeri përpara se të vinin krushqit.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit në dhomën ku flinin tri gratë ka hyrë për t’i zgjuar nga gjumi vëllai i 21-vjeçares, por asnjë nga gratë nuk reagonte. Vëllai ka lajmëruar menjëherë të afërmit, të cilët kanë shoqëruar me urgjencë në spital 3 gratë, por rrugës dy prej tyre, 45-vjeçarja Mrika Gega dhe 55-vjeçarja Nusha Ndoja kanë ndërruar jetë. Në trajtim të vazhdueshëm mjekësor ndodhet nusja 21-vjeçare, e cila po ndiqet me kujdes nga mjekët e Spitalit Ushtarak.

30 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Ekspertiza, dasmoret e Thumanës vdiqën nga dioksidi i karbonit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›