E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bore ne malet e Kukesit e Peshkopise viktima ne Poloni dhe France

Pas disa ditesh reshje të dendura shiu, të shoqëruara me shtrëngata dhe rrufe, në të gjithë qarkun e Kukësit dhe të Peshkopisë, mëngjesin e së martës banorët e zonës verilindore kanë parë dëborën e parë që ka zbardhur zonat e mbi 1500 metrave mbi nivelin e detit.
Edhe pse ende temperaturat nuk kanë zbritur nën zero gradë, i ftohti u ka kujtuar banorëve se dimri është afër.

Ndërkohë nëqarkun e Kukësit, dëbora u është afruar fshatrave si Shishtavec, Kalis, Grykë Cajë, Arrën, Topojan, Zapod apo ndonjë tjetër. Dëbora ka zbardhur malin e Gjalicës, cka ka bërë që të ndërpriten reshjet e shiut si dhe të ulen temperaturat në të gjithë zonat fushore e malore. Pavarësisht kësaj, deri tani, asnjë aks rrugor nuk është deklaruar i bllokuar nga banorët që jetojnë në këto zona të thella malore. Gjithashtu reshjet e para të borës kanë filluar edhe në lartësinë 1300 metra mbi nivelin e detit në zonën e Korçës dhe të Pogradecit.

Bie dëbora e parë e stinës në Moskë, dimri më i ashpër në 20 vitet e fundit

Në kryeqytetin rus, në Moskë ka rënë dëbora e parë e stinës. Në metropolin rus janë shënuar 6 centimetra, por sipas metereologëve ky ëshët vetëm fillimi. Në Rusi parashikohet se ky do të jetë dimri më i ashpër i 20 vieteve të fundit. Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë të gjithë Europën kanë shënuar viktimat e para. Tre të vdekur në Poloni, ndërkohë që ngricat kanë qenë dhe arsyeja e vdekjes së një të pastrehu në Paris. Dhe në Luginën Izere ka filluar të ndihet dimri, me dëborën e parë që ka një trashësi prej 40 centimetrash. Edhe pjesa më e madhe e Zvicrës ëshët zbardhur, vetëm një javë më pas kur në vend ishin shënuar temperatura më të larta se zakonisht për muajin tetor. Por kushtet atmosferike kanë ndikuar dhe në trafik ku janë shënuar incidente të ndryshme po pasoja të rënda. Në Venecia të Italisë, është rikthyer fenomeni i nivelit të lartë të ujit. Uji ka regjistruar një nivel prej 123 centimetrash.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›