E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE dhe BE mbeshtetje Shqiperise ne sfiden e decentralizimit

OSBE-ja dhe Bashkimi Europian do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në procesin dhe sfidën e decentralizimitt të pushtetit vendor dhe konsolidimin e demokracisë.

Garancitë janë dhënë nga kreu i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth dhe përfaqësuesi i Bashkimit Europian Liuxhi Brusa, në konferencën e zhvilluar në Tiranë, e cila mbahet dhe në kuadrin e Presidencës në Këshillin e Europës.

Volfarth u shpreh se është arritur shumë në këtë proces, ndërsa nevojitet vullnet politik për të zbatuar të gjitha nismat e ndërmarra.

Ndërsa Brusa u shpreh se Bashkimi Europian e mbështet këtë proces me 100 milione euro nga taksapaguesit europianë, ndërsa kërkoi angazhimin maksimal për plotësimin e rekomandimeve në progres-raportin për 3 pikat ku flitet për pushtetin lokal.

Për Brusën, ekzistenca e dy shoqatave të përfaqësuesve të pushtetit lokal, nuk i shërben unitetit të tyre, dhe shton dallesat politike.

Ministri i Brendshëm Flamur Noka, vlerësoi përvojën e kësaj konference në sfidën e qeverisë dhe dikasterit që ai drejton drejt një decentralizimi të plotë dhe rritjes së përfaqësisë së të zgjedhurve lokalë.

Konferenca do të vijojë punimet në panel në nivel të lartë edhe gjatë ditës së martë. Ajo paraqitet me rëndësi të veçantë në përmbushjen me sukses të programit të përbashkët të aktiviteteve, në bashkëpunim me Këshillin e Europës dhe, kryesisht, me Kongresin Europian të Autoriteteve Vendore e Rajonale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›