Ekspertiza, viktimat nuk jane vrare ne nje dite

Flet nendrejtori i Institutit te Mjekesise Ligjore . Pas gjetjes se nje varri masiv rreze malit te Dajtit, mjekesia ligjore ka nisur punen per identifikimin dhe percaktimin e ekzekutimit. Nje grup specialistesh po punojne cdo dite per te zbardhur shume enigma dhe pikepyetje, te ngritura menjehere pas gjetjes se skeleteve te 19 te ekzekutuarve ne kohen e diktatures komuniste. Nendrejtori i Institutit te Mjekesise Ligjore, Admir Sinamati, i cili kryeson edhe grupin e eksperteve te ngritur me kete rast shpjegon te gjitha fazat, ne te cilat po punojne ekspertet per kete rast. Ekzaminimi i eshtrave, po kryhet ne laboratorin qe ndodhet prane ketij instituti, por dhenia e rezultateve perfundimtare per emrat e te vrareve, kerkon nje periudhe kohe te domosdoshme.
Cfare po behet aktualisht per ekzaminimin dhe zbardhjen e misterit te identitetit te eshtrave?
-Tani ka filluar puna per inventarizimin e mbetjeve skeletike. Eshtrat jane sjelle ne morgun e spitalit "Nene Tereza", ashtu sic jane nxjerre nga germimet. Ato jane sjelle me qese plastamasi pa ndonje vendim. Praktika e mjekesise ligjore eshte e tille qe cdo ekspertize mjeko-ligjore, behet me kerkese te organeve te zbatimit te ligjit, ku perfshihet prokuroria, policia dhe gjykata. Ne kete rast, kemi kapercim te krahut ligjor. Per rastin me te fundit, te gjetjes se eshtrave ne nje varreze masive, pasi eshte vene ne dijeni policia dhe prokuroria, ne Drejtorine e Policise se Tiranes, eshte ngritur nje grup pune dhe per kete rast, oficeret e kesaj drejtorie kane hartuar vendimin per ekspertizen mjeko-ligjore te skeleteve te gjetura. Ne kete vendim, kerkohet te provohet nese kockat skeletike jane me natyre humane, per sa viktima behet fjale, kerkohet percaktimi i moshes, seksit, koha e vdekjes se tyre, demtimet, percaktimi i shkakut te vdekjes dhe ne bashkepunim me theniet e familjareve, te behet identifikimi rast pas rasti i tyre. Pra faza e pare ne te cilen aktualisht jemi, ka te beje me inventarizimit e te gjitha ketyre te dhenave dhe nuk kemi filluar ende me fazen e ekspertimit, pasi deri tani po kryhet vetem ekzaminimi i eshtrave. Ne grupin e punes bejne pjese 3 eksperte mjeko-ligjore dhe kjo faze, drejtohet nga nendrejtori i Institutit te Mjekesise Ligjore.
Cfare te dhenash jane zbuluar deri tani?
Nga ajo sa eshte pare deri tani, nga keqyrja gjate marrjes ne dorezim te skeleteve, eshte nxjerre konkluzioni se kemi te bejme me skelete njerezish. Per nga vecoria e demtimeve kockore kemi te bejme me vrasje me arme zjarri, ku demtimet jane kryesisht ne kockat e kokes. Disa elemente qe mund te ndihmojne ne fazen e identifikimit jane disa rroba qe u gjeten, si dhe disa sende te tjera, si proteze dhembesh, kepuce. Ndersa percaktimi i moshes, seksit, si dhe kohes se vdekjes se tyre, pra identifikimi i plote i perket nje kohe te mevonshme. Ky eshte nje proces i veshtire dhe i nderlikuar per disa arsye. Arsyeja themelore eshte se kemi te bejme me nje varreze masive, ku skeletet jane te perziera. Se dyti, marrja e provave ne vendin e ngjarjes nuk eshte bere nga eksperte profesionist te fushes. Skeletet ishin te demtuara, edhe per shkak te nxjerrjes se tyre ne menyre amatore. Nga ajo qe eshte pare nga puna e deritanishme, kemi arritur ne konkluzionin se mes skeleteve te gjetura eshte nje femer, lehtesisht kjo e dallueshme, nga vecorite e kockave te saj.
A mund te flasim per nje periudhe kohe te caktuar, se kur jane ekzekutuar viktimat?
Ajo qe mund te themi eshte se viktimat nuk jane vrare ne te njejten dite, pra nuk i perkasin te njejtes periudhe, por s'mund te themi se cfare kohe i perkasin. Nga ajo qe eshte pare nga puna e deri tanishme, shumica jane te periudhes se viteve 70-80, por nuk mund te perjashtohet edhe ajo e viteve '89-'90.
Ka pasur familjare te interesuar per njerezit e tyre?
Na kane ardhur disa familjare per t'u interesuar, por deri tani nuk kemi me shume informacion per te thene, sepse jemi ne fazen e krahasimit te te dhenave.
Po per sa i takon analizave te ADN-se, kur mund te kryhen ato?
Instituti i Mjekesise Ligjore nuk ka laboratore te ADN-se. Nese lind nevoja, kampione te eshtrave do te dergohen jashte shtetit per analiza. Skeletet e gjetura jane me vlera identifikuese. Identifikimi i tyre do te behet ne baze te te dhenave skeletike, me metoden e antropologjise mjeko-ligjore. Cdo dite grupi i eksperteve punon per te plotesuar te gjitha te dhenat, qe kerkohen ne raportin per ekspertizen e eshtrave te gjetura.
Skeletet u gjeten te vendosura 5 metra larg njeri-tjetrit
Vendi ku u gjeten eshtrat ndodhet ne komunen e Linzes, rreze malit te Dajtit, 50 m larg arkives se bashkise se Tiranes. Disa persona, te cilet kerkonin eshtrat e familjareve te tyre te vrare gjate regjimit komunist, kishim marre informacion ne menyre vetjake, per ate vend, i cili sipas banoreve quhej "Vorri i qenit", i njohur si vend per varrimin e te pushkatuarve. Me ndihmen e nje fadrome ata kane germuar per disa muaj rresht dhe vitit te kaluar, dhe rezultati ishte jo nje e dy, por skelete te 19 personave. Eshtrat e personave te varrosur u gjeten ne nje distance 5 metra larg njeri-tjetrit. Ato nuk ishin te lidhura as me pranga dhe as me ndonje mjet tjeter lidhes. Personat qe i gjeten, i kishin futur ato neper qese plastmasi dhe me pas i kishin vendosur ne nje nga barakat e vjetra qe ndodhej ne ate zone. Ne ate vend ku u gjeten eshtrat, ne nje vije te drejte, jo shume larg ndodhet edhe nje nga tunelet, e sigurimit te shtetit. Ai vend, qe ndodhet prane nje lugine, eshte krejtesisht i vecuar, larg shtepive te banoreve te zones. Te gjitha skeletet e gjetura dyshohet se i perkasin personave te ekzekutuar gjate regjimit komunist per agjitacion e propagande, pas viteve '70.
Dyshimi, viktimat nuk jane ekzekutuar ne vendin ku u gjeten eshtrat
Burime prane arkivit te Ministrise se Brendshme thane se vendi ku u zbulua varri masiv, nuk ka qene nje vend ekzekutimi, pasi nga te dhenat qe ata kane, rezulton se pushkatimi i te denuarve politike behej disa kilometra me larg se vendi ku u gjet varreza masive. Sipas tyre, kockat qe jane gjetur afer Linzes, ka shume gjasa qe t'i perkasin personave qe ne periudhen e komunizmit, cilesoheshin si kriminele. Keta mund te jene diversante qe vepronin ne formen e bandave kriminale dhe qe ne vitet 1975-1979, ndiqeshin nga agjentura shteterore, qe drejtohej prej ish-ministrit te Brendshem te asaj kohe Kadri Hazbiu. Ne kete drejtim po punon prokuroria, per te pare nese kufomat e gjetura jane ekzekutuar ne ate vend apo jo. Prokuroria e Tiranes do te nise edhe kontrollet e saj, per te pare se ku mund te jene ekzekutuar 19 personat, eshtrat e te cileve u gjeten pas kaq vitesh ne Dajt, ne nje varr masiv, i cili shtrihej ne nje siperfaqe toke 100 deri 150 m2.