E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Kenaqesi personale, perballja ndaj Frances

Lorik Cana eshte shprehur i lumtur qe Shqiperia do te ndeshet me Francen ne ndeshjet eliminatore te "Euro 2012". Cana shpenzoi karrieren e tij profesionale ne France, para se te bashkohej me Sanderlendin, kur u largua nga Marseja gjate veres se kaluar. Ai pranon se gjithmone perkrah Blute e Domenekut, ne cdo turne te rendesishem. Mesfushori i kombetares sone eshte shprehur i sigurt se kuqezinjte do te kene nje ecuri pozitive ne keto eliminatore, pasi kane mundesi qe te arrijne rezultate pozitive ndaj skuadra si, Rumania, Bosnje-Hercegovina, Bjellorusise dhe Luksenburgu. "Perfundimisht do te jem ne gjendje qe te luaj edhe me Francen", -theksoi Cana per "La Provence". "Kam uruar per shume kohe, si ish-lojtar i PSG dhe Marsejes dhe tani si kapiten i ekipit kombetar te Shqiperise", - shprehet Lorik Cana. "Kur nuk garon Shqiperia ne nje kompetocion te rendesishem, atehere jam tifoz me Francen", - shton mesfushori kuqezi. Bosnia-Herzegovina gjithashtu eshte nje nga ekipet e Grupit D. Miralem Pjanic shpreson qe skuadra e tij te arrije maksimumin, nderkohe qe shprehet entuziast me ekipet kundershtare. Fantazisti i Lionit eshte shprehur i lumtur qe do te perballet ndaj Luksenburgut, sepse ka qene lojtar i U-17, per Luksenburgun. "Ishte nje short i mire. Do te takoj shoket e mire serish gjate ndeshjeve, ne France dhe ne Luksenburg," - u shprehe Pjanic. "Por gjeja me e rendesishme eshte qe skuadra te kualifikohet. Kemi vertet nje mundesi te mire dhe shpresoj qe te arrijme ate", - thekson nje nder lojtaret kryesore te Bosnjes, para eliminatoreve te "Euro 2012".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›