E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksploziv makinës se shefit të krimeve, dyshohet për shkak të detyrës

TIRANE – Persona të panjohur kanë vendosur një sasi eksplozivi në makinën e shefit të krimeve të komisariatit numër 1 në Tiranë, Artur Hyka. Makina ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Policia po heton në disa pista, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Autoritetet po punojnë për të zbuluar identitetin e autorit dhe arrestimin e tij.

Pak ditë më parë në Tiranë iu vendos eksploziv makinës së një biznesmeni ndërtimi në rrugën “Siri Kodra”. Policia dyshon se ngjarja lidhet me mosmarrëveshjet mes tij dhe personave që u ka shitur apartamente, por nuk ka ende asnjë të arrestuar për ngjarjen.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›