E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori i dosjes Remzi Hoxha, sëmundje enigmatike

Share

Berisha nuk pranoi të paguante për kurimin e tij në Turqi. Mblidhën lek nga miqtë dhe familja e tij

Prokurori i njohur shqiptar, Xhevat Hana, i cili ka në dorë ekstradimin e një prej të dyshuarve për rrëmbimin e biznesmenit kosovar Remzi Hoxha, dhe shpalljen fajtor te dy të tjerëve, është në gjendje të rënd shëndetësore. Ai ndenji i shtruar për një kohë të gjatë  në një spital publik të Tiranës, pa asnjë diagnozë, derisa familja dhe miqtë e tij u detyruan ta çojnë në Turqi me shpenzimet e tyre. Kryeministri Berisha nuk pranoi ti paguante nga fondi i qeverisë shpenzimet për sëmundjen e tij.  Edhe pse ai ndenji nje kohë të gjatë në këtë gjendje, mjekët ende nuk i dhanë ndonjë përfundim për arsyen e sëmundjes së tij. Situata është bërë tepër shqetësuese për familjarët, të cilët po ndjekin hap pas hapi shëndetin e tij.

Xhevat Hana është një nga prokurorët më të njohur të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë në drejtësi, për disa kohë dhe si këshilltarë i presidentit Alfred Moisiu. Ai është prokuror i çështjes së zhdukjes së biznesmenit kosovar Remzi Hoxha në vjeshtën e vitit 1995 nga shërbimi sekret shqiptar. Vrasja e biznesmenit u mbajt e fshehur nga autoritet më të larta të vendit, përfshi ish presidentin Sali Berisha, i cili ka pas lënë të kuptoj se personazhi ka qenë i implikuar me shërbimet e fshehta ët rajonit.

Pas vitit 1997, kur Berisha iku nga pushteti, familjarët e të ndjerit Hoxha rinisën kërkimet dhe procesin gjyqësor dhe kanë arritur suksese jo të vogla. Ata kanë arritur të identifikojnë dyshen Arben Sefgjini-Ilir Kumbaro, si persona që kanë shoqëruar Remzi Hoxhën nga Tirana në Lezhë , vend pas të cilit ai nuk u kthye më gjallë.

Një muaj më parë Kumbaro ka mundur të arratiset ngaAnglia, sapo e kuptoi se vendimi për rikthimin ishte shumë afër. Kjo tregon dhe përzierjen  tij në këtë histori dhe inkriminim ët strukturave të shtetit shqiptar që i bëjnë karshillëk drejtësisë për hetimin e këtij krimi.

Prokurori Xhevat Hana është nga zyrtarët e pakët të drejtësisë shqiptare që i ka qëndruar deri në fund kësaj çështje dhe ka kërkuar ekstradimin e Kumbaros në Shqipëri. Sëmundja e tij e pashpjegushme nga mjekët ka shtuar dyshimet dhe tek profesioni i tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›