E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, eksploziv një butiku. Hera e tretë që pronares i bëhet atentat

Share

Qyteti i Sarandës është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur 30 minuta pas mesnatës në lagjen numër 3 të këtij qyteti, ku persona të panjohur kanë vendosur një sasi tritoli në dyqanin i cili ishte në pronësi të shtetases Fani Dushaj. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Sipas informacioneve, është hera e tretë që pronarja e dyqanit bëhet objekt i sulmit me eksploziv pasi dy vjet më parë një sasi tritoli është vendosur në automjetin e saj dhe gjithashtu i është vjedhur edhe dyqani.

Policia ka shkuar menjëherë në vendgjarje dhe sipas hetimeve të para mendohet se sasia e eksplozivit është 150 gramë tritol i cili është vendosur para derës së dyqanit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›