Eksploziv urës në Fushë Krujë, nisin hetimet
FUSHE KRUJE- Një sasi lende shperthyese ka hedhur ne ere ures ne Fushe Kruje qe lidh rrugën me fabrikën e çimentos. Shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ne oret e para te mëngjesit te sotëm në ish-rrugën nacionale Fushë Krujë-Milot.
Sipas policise, persona ende te paidentifikuar kane vendosur lenden shperthyese e cila ka hedhur ne ere uren rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Ura ka pesuar demtime te renda dhe per pasoje eshte bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve drejt Milotit. Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Nje nga pistat ne te cilat po hetohet eshte ajo e konkurrences.