E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri dite para KQZ protestuesit perplasen serish me policine

TIRAN- Opozita shqiptare ka protestuar dje per te treten dite perpara Komisionit Qendror te Zgjedhjeve duke kundershtuar ndryshimin ne tavoline te rezultatit per Tiranen. Protestuesit kane nisur te mblidhen ne oren 10.00 te dites se djeshme dhe pas 40 minutash turma ka arritur kulmin. Ndryshe nga nje dite me pare simpatizantet ishin me te shumte ne numer dhe binte ne sy nje numer i konsiderueshem grash e vajzash. Nga ana tjeter edhe policia kishte marre masa per te shtuar dukshem numrin e efektivave qe rrethojne KQZ-ne.

Protesta nisi me fjalimet spontane te dy simpatizanteve per ti lene vendin me pas shtyrjeve ne drejtim te portes kryesore te KQZ-se me qellim hyrjen ne ambientet e brendshme te institucionit. Turma fillimisht u perplas me gardhin e pare te policeve te komisariateve qe ndodheshin jashte rrethimit te godines. U duk sikur turma cau gardhin e pare te policeve duke iu drejtuar portes por ne ndihme te kolegeve te tyre erdhen Forcat e Nderhyrjes se Shpejte.

Ata ishin vendosur ne krah te godines duke moslejuar futjen e protestuesve brenda rrethimit. Shtyrjet e ndersjella mes protestuesve dhe forcave te rendit zgjaten pas minuta. Per ti bere balle situates jashte rrethimit te KQZ-se nje pjese e efektiveve te komisariateve veshen mburojat qe perdoren nga FNSH-ja. Nderkohe nje pjese e ketyre te fundit ishte vendosur ne mbrojtje te deres se KQZ-se ndersa nje numer i konsiderueshem i tyre qendruan te gatshem hipur ne automjetet e policise apo ne krah te ketij institucioni.

Perplasja e pare e madhe ndodhi rreth ores 11.30 nderkohe qe deri ne oren 14.00 u pasua edhe nga dy te tjera te ngjashme. Pasi pane se nuk mund te canin kordonin qendror te policise protestuesit ndryshuan drejtim dhe filluan te shtynin nga pjesa e majte e portes. Edhe ne kete rast ishte nderhyrja e FNSH-ve ajo qe shmangu futjen e tyre ne oborrin e godines.

Ndryshe nga nje dite me pare kur forcat e RENEA-s Reparti i Eliminim-Neutralizimit te Elementeve te Armatosur u vendosen direkt pas rrethimit te jashtem te KQZ-se balle per balle me protestuesit dje ata nuk dolen fare ne skene. Forcat RENEA ishin vendosur ne anen e djathte te Pallatit te Kongreseve pikerisht nga ana e Hotel Rognerit duke qendruar te gatshem per cdo zhvillim te mundshem.

Policet furnizohen me ushqime dhe uje

Ora 14.30 protestuesit u pakesuan ne numer ndersa kete situate forcat e policise e shfrytezuan per tu ushqyer. Dy furgone policie sollen prane ambienteve te KQZ-se racionet e ushqimit per secilin prej tyre me nje meny te pasur me kalori. Menyja e drekes se policeve qe qendruan dje para KQZ-se perbehej nga nje berxolle rizoto me perime dhe sallate. Qe prej fillimit te protestes deri ne oret e mesdites forcat e rendit jane furnizuar ne menyre te vazhdueshme me pako me shishe uji plastike gjysme litershe per te shuar etjen e shkaktuar nga perplasja me protestuesit por edhe nga pesha e rende e mburojave qe mbanin veshur.

Policia procedim per deputete e simpatizante te PS

Si reagim per protesten perpara Komisionit Qendror te Zgjedhjeve policia e Tiranes ka deklaruar dje nisjen e veprimeve procedurale per disa deputete dhe simpatizante te PS-se. Sipas policise ata akuzohen per kundershtim te punonjesve te policise dhe per fyerje. Deputetet per te cilet policia pohoi se do te niste procedim penal jane Paulin Sterkaj Tom Doshi Eduart Shalsi Sajmir Tahiri Armando Prenga Fatmir Xhafa Besnik Bare Gazmir Bizhga Dashamir Peza Taulant Balla Fidel Ylli Armando Subashi Arben Ahmetaj Artan Gace Fatmir Toci dhe Blendi Klosi.

Nga ana tjeter policia ka pohuar referimin ne prokurori te materialeve per shtetasit Shpetim Marku Ibrahim Porja Urim Marku Dritan Aga Genc Lulja Marjo Lulja Florjon Serjani dhe Ardit Kaja Drejtori i policise ndertimore ne Bashkine Tirane. Keto shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane ushtruar dhune se bashku me disa deputete te subjektit politik Partia Socialiste duke kaluar kordonin e policise nderkohe qe perkrahes dhe simpatizante te tyre kane qendruar jashte portes hyrese te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve duke shtyre goditur me sende te forta dhe fyer forcat e policise me synim kalimin me dhune te kordonit te policise i cili ishte vendosur me planizimin ne pjesen hyrese te Komisionit bazuar ne vendimin e ketij te fundit- thuhet ne njoftimin e policise.

Protesta e opozites dergon Boden ne Maqedoni

Protesta e djeshme e opozites ne dalje te qytetit te Pogradecit ka bllokuar dje kalimin e ministrit te Financave Ritvan Bode i cili do te shkonte ne Korce per te festuar fitimin e kampionatit. Mesditen e djeshme Bode ndodhej ne zonen e Gurit te kuq kur eshte perballur me karvanin e protestuesve te opozites te cilet sapo kane mesuar se kush ndodhej ne makinen me targa zyrtare kane shtuar rreshtat. Ministri ka qendruar per rreth 15 minuta ne pritje per te kaluar por nga protestuesit e opozites ka marre vetem sinjalin qe andej nuk do te kalonte dot.

Ne kete moment protestuesit kane lejuar vetem kalimin e kupes dhe jo ministrin Bode. Kupa e Superliges shqiptare te futbollit eshte marre nga kryetari i Bashkise se Korces Niko Peleshi dhe eshte derguar ne qytet. Ne keto kushte Bode ka gjetur nje tjeter rruge per te shkuar ne Korce. Ai ka kaluar permes Qafe Thanes dhe hyri ne Maqedoni. Karvani me makinat e ministrit doli ne Tushemisht per te hyre me pas ne Pogradec dhe vazhdoi rrugen per ne Korce.

Gjoncaj KQZ po ndryshon rezultatin ne tavoline

Perfaqesuesi ligjor i PS-se ne KQZ Genci Gjoncaj shpjegoi dje para mediave ate cka eshte duke ndodhur aktualisht me fletet e votimit ne Tirane. Sipas Gjoncajt kjo qe eshte duke bere Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka te beje me ndryshimin ne tavoline te rezultatit te zgjedhjeve te 8 majit me ane te nderhyrjeve te jashteligjshme. Detyra eshte KQZ eshte qe te tabuloje rezultatet e vertetuara nga grupet e numerimit dhe qe jane perfshire dhe miratuar ne tabelat e 11 KZAZ-ve te Tiranes.

Sipas procesit zgjedhor KQZ nuk mund te ndryshoje ne tavoline numrat dhe tabelat e perfunduara dhe te firmosura nga grupet e numerimit ne KZAZ-te perkatese. Procedura qe po perdoret eshte qartazi nje norme e re juridike qe konkurron Kodin Zgjedhor por qe fatkeqesisht vendos rregulla jo para fillimit te procesit por me keq ne perfundim te tij kur pushteti nuk eshte i kenaqur nga rezultati. Kjo gje vertetohet ndersa KQZ-ja eshte investuar ne kete vendimmarrje vetem pas kerkeses se komisionereve te PD-se- shpjegoi ai.

Me tej perfaqesuesi i PS-se ne KQZ vijoi duke theksuar se veprimet e anetareve te maxhorances ne kete institucion synojne ndryshimin e rezultatit te zgjedhjeve ne nje kohe kur ai eshte certifikuar tashme nga te gjitha KZAZ-te e Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›