E Martë, 3 Nëntor 2026

Eksportet bujqësore rritje me 14.2% gjatë 9-mujorit

Eksportet bujqësore shqiptare shënuan rritje me 14.2 për qind gjatë 9-mujorit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lajmi u dha në rrjetet sociale nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj. 

Sipas saj, prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend.

“Eksportet bujqësore vijojnë trendin rritës edhe gjatë periudhës janar-shtator 2023, referuar Raportit të tregtisë së jashtme nga INSTAT. Prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend,” deklaroi ministrja.

Zonja Denaj nënvizon se krahas investimeve në vepra vaditëse dhe kullimi, në kushtet e krizës nga lufta në Ukrainë, dukasteri i sak përmes Skemës Kombëtare ka mbështetur me financim fermerët për uljen e kostove të prodhimit.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›