E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Eksportet bujqësore u rritën 21% në sasi gjatë vitit 2024

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Eksportet bujqësore gjatë vitit 2024 shënuan rritje, duke përmirësuar në mënyrë cilësore produktet me të cilat konkurrojmë në tregjet ndërkombëtare.

Krahasuar me një vit më parë eksportet bujqësore u rritën në sasi me 21% gjatë vitit 2024.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se gjatë vitit 2024 u eksportuan 471 817 tonë produkte bujqësore, kundrejt 390 525 tonë produkteve që u eksportuan në vitin 2023.

Denaj tha se, “rritja e eksporteve të produkteve “Made in Albania” tregon një pasqyrë të qartë të rritjes së cilësisë dhe fuqizimit të fermerëve në vend”.

“Ecuria e qëndrueshme e sektorit na afron drejt realizimit të objektivit tonë për 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në 2030”, u shpreh Denaj.

Politikat mbështetëse kanë rritur investimet në përmirësimin e cilësisë dhe standardeve të produkteve shqiptare që po rrisin prezencën e tyre në mënyrë të qëndrueshme në tregjet ndërkombëtare.

Produktet kryesore bujqësore që eksporton Shqipëria janë bimë mjekësore, perime të freskëta dhe të përpunuara, vaji i ullirit, vajrat esenciale, shalqinj, fruta, peshk i konservuar etj.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›