E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Marrëveshja me Bankën Evropiane të Investimeve, Hasani: Historike për progresin e Shqipërisë drejt BE-së

The host country agreement signed today between Albania and the European Investment Bank marks a significant milestone for Albania’s rapid economic growth and progress toward EU integration.

Thankful to @EIB for its unwavering support since the beginning of Albania’s transition.… pic.twitter.com/cn9IGxomdu

— Igli Hasani (@IgliHasani) January 24, 2025

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane e Investimeve kanë nënshkruar një marrëveshje historike bashkëpunimi për zhvillimin e financave të gjelbra dhe për të mbështetur rritjen ekonomike të qëndrueshme në Shqipëri.

Lidhur me këtë marrëveshje, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar në platformën X, ku e ka quajtur këtë marrëveshje një moment historik për rritjen e shpejtë ekonomike të Shqipërisë dhe progresin drejt integrimit në BE.

Hasani, ndër të tjera, shprehet se Tirana është në rrugën e duhur për t’u bërë një qendër kryesore ekonomike rajonale.

“Marrëveshja e Vendit Pritës e nënshkruar sot mes Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) është një hap i rëndësishëm që ndikon në zhvillimin e shpejtë ekonomik të Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt integrimit në BE! Mirënjohës ndaj kontributit të vazhdueshëm të BEI, e cila ka mbështetur Shqipërinë që nga fillimi! Financimi në rritje dhe ekspertiza do të ndihmojnë në zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së, si dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor! Tirana, e vendosur të rritet si një qendër ekonomike rajonale”, shkroi Hasani në rrjetet sociale.

1 nga 3

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›