E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksportet e 2014-ës tregojnë dobësinë e ekonomisë shqiptare

Eksportet e vititi 2014 kanë qenë në ritmet më të ulëta të rritjes në këto 10 vitet e fundit. Faktori kryesor i kësaj rënieje ishte rënia e grupit të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë. Ky grup, një vit më parë ishte faktori numër një i eksporteve shqiptare.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT, për vitin 2014 u eksportuan 256 miliardë lekë, me një rritje prej 3.7% me bazë vjetore. Kjo evidentoi dobësinë e ekonomisë shqiptare që varet nga eksportet.

Eksportet e “minerale, lëndë djegëse, energji” kanë shënuar një rënie të thellë vjetore prej gati 14%, duke zbritur në 86.6 miliardë lekë. Vetëm në dhjetor, ky grup ra me 30%.

Siç raporton edhe “Monitor”, kompania nxjerrëse e naftës “Bankers”, një prej eksportueseve më të mëdha në vend, që prej muajit gusht, një pjesë të prodhimit e shet në tregun vendas, tek ARMO. Nga ana tjetër dhe rënia e ndjeshme e çmimeve të karburanteve në gjysmën e dytë të vitit të kaluar ka dhënë efektin e saj në tkurrjen e eksporteve të këtij zëri.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›