E Enjte, 5 Nëntor 2026

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, 32.4 miliardë lekë në 3-mujorin e parë

 

Eksporti i tekstileve dhe këpucëve, që përbën një zë të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë vijoi rikuperimin edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Eksportet e këtij grupi rezultuan më të larta edhe krahasuar me tremujorin e parë 2019-ës, që përkon me periudhën para pandemisë.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, eksportet e këtij grupi arritën 32.4 miliardë lekë gjatë periudhës janar-mars të këtij viti, kur në muajin tremujorin e 2021-shit ato llogariteshin 27.2 miliardë lekë. Ndërsa në tremujorin e parë të 2019-ës ato ishin 30.9 miliardë lekë.

Industria fason ka një peshë specifike në eksportet shqiptare dhe në punësim. Kjo industri kontribuon me 38 % në totalit të eksporteve dhe angazhon 45 % të forcës punëtore.

Falë avantazheve të tilla si pozicioni gjeografik i vendit, kuadri ligjor me standardet e BE-së, kosto e ulët e transportit dhe infrastrukturës, fuqisë punëtore, e gatshme për të punuar në këtë sektor, por edhe investimeve të larta të kompanive në makineri dhe pajisje, vitet e fundit kemi zgjerim të eksporteve drejt tregjeve të reja dhe disa kompani po shkojnë drejt mbyllje së plotë të ciklit. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›