Eksportet, forcojne lekun dhe ngushtojne deficitin
Blerina Hoxha
Stabiliteti i monedhes vendase ne tregun e kembimit kohet e fundit i dedikohet ecurise se mbare te eksporteve. Por anasjelltas edhe rritja e eksporteve ne nje fare mase i dedikohet zhvleresimit te lekut gjate fundit te vitit qe shkoi. Ne kete konkluzion ka arritur Banka e Shqiperise ne analizen e fundit te saj per zhvillimet ne tregtine e jashtme. Zhvillimet ne sektorin e jashtem te ekonomise gjate muajve te pare te ketij viti karakterizohen nga ngushtimi i deficitit tregtar te vendit. Kjo ecuri pozitive ka ndikuar edhe ne vendosjen e raporteve me te balancuara te kerkeses dhe te ofertes per valute, duke rezultuar ne nivele me te qendrueshme te kursit te kembimit, nenvizon Banka Qendrore. Nisur nga ky fakt deficiti tregtar eshte ngushtuar me rreth 20 per qind ne terma vjetore, duke reflektuar rritjen vjetore te eksporteve dhe renien vjetore te importeve, respektivisht prej 31 per qind dhe 7 per qind". Por Banka e Shqiperise keshillon se, ndonese korrektimi i deficitit te bilancit tregtar ne kete periudhe eshte nje zhvillim inkurajues, qendrueshmeria afatgjate e tij kerkon vijimin e reformave strukturore ne ekonomi. Sipas bankes se Shqiperise, rritja e kursimit ne ekonomi duhet te inkurajohet nepermjet thellimit dhe zbatimit te reformes ne sistemin e pensioneve. Kjo reforme do te mbeshtese qendrueshmerine afatgjate te ketij sistemi si dhe do te krijoje kushtet e duhura per gjenerimin e me shume fondeve financiare te brendshme, duke i sherbyer edhe korrektimit te deficitit te llogarise korente te vendit, keshillon autoriteti qendror bankar. Krahas zhvillimeve ne pakesimin e deficitit tregtar. Zhvillime pozitive kete vit ka patur edhe ne kontrollin e deficitit buxhetor. Keshtu politika fiskale ne muajt e pare te vitit 2010 ka ndjekur trendin e frenimit te ekspansionit fiskal, te shfaqur qe gjate tremujorit te fundit te vitit 2009. Shpenzimet buxhetore jane rritur me ritem te permbajtur, prej rreth 4 per qind ne terma vjetore. Qeveria ka planifikuar qe kete vit te aplikoje nje skeme te ashper kursimesh, duke bere edhe korrektime te njepasnjeshme ne buxhet per te mos lejuar shpenzime qe nuk mbulohen me te ardhura. Nga ana tjeter ekspertet keshillojne se zvogelimi i deficiteve ne keto krize ku likuiditet ne qarkullim jane te pakta eshte mjeti i vetem per te menjanuar kriza e pergjithshme ne ekonomi. Rritja e vleres se eksportit ne dy muajt e pare te ketij viti eshte kryesisht pasoje e kushteve te perkohshme qe favorizuan rritjen e prodhimit dhe eksportit te energjise elektrike. Krahas kesaj, nje ndikim te konsiderueshem ne rritje dha edhe koniunktura e favorshme e cmimeve ne tregjet nderkombetare, pas shenjave te para te rritjes se kerkeses ne keto tregje, si dhe zhvleresimi i lekut ndaj valutes se huaj, qe solli me shume te ardhura per eksportuesit per te njejten sasi te shitur ne krahasim me dy muajt e pare te 2009-s. Sipas te dhenave doganore, ne dy muajt e pare te ketij viti, vlera e eksporteve shqiptare u rrit 47% krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, duke arritur ne 20.86 miliarde leke. Ne kete periudhe, eksporti i energjise elektrike arriti ne 3.4 miliarde leke, duke u trefishuar krahasuar me te njejte periudhe te vitit te kaluar. Sipas te dhenave te tregtise, eksporti i energjise elektrike kontribuoi ne masen 34% ne rritjen totale te eksporteve. Eksportet e ketij produkti zune peshen kryesore ne eksportin e grupit te mallrave "Minerale, lende djegese dhe energji elektrike", duke perbere rreth 65% te vleres se eksportit, sipas te dhenave te institutit Shqiptar te Statistikave.
4 potencialet per eksport
-Mineralet ne Shqiperi perbejne nje potencial tjeter mjaft te konsiderueshem per eksport dhe qe garanton jo vetem permiresimin dhe zbutjen e deficitit tregtar,
-Prodhimet bujqesore-blegtorale dhe agro-perpunuese vleresohen resurse per te rritur shifrat e eksportit, ne vecanti mbeshtetja per te rritur prodhimin e produkteve bio
-Shfrytezimi i lendeve te ndertimit, tashme te testuara ne eksport, si cimento, gelqere, gure te ndryshem dekorativ.
-Vendi yne ka rezerva te konsiderueshme te ujit te pijshem, kerkesa e te cilit te ne tregjet e huaja po vjen gjithnje e ne rritje.