Shemtia e thirrjeve absurde, "Ja vdekje ja liri"
Hamza Hatika
Qendra Mediatike Kurajo, po ndjek e shqetesuar situaten e krijuar pas 30 Prillit ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, per menyren se si ajo po shnderrohet ne antireklame ndaj interesave kombetare per perfitime meskine e afatshkurtra te se majtes dhe aleateve te saj minore. Protesta si e drejte themelore e shoqerise demokratike, nuk duhet kthyer ne bumerang ndaj aleateve dhe miqve te atdheut tone anembane botes. Denojme aktin e shemtuar te djegies se flamurit te NATO-S, fill pas deklarates se Deputetit Saimir Tahiri, ''Ja Vdekje Ja Liri'', padyshim qe ajo vetem sa ka pasuruar arkiven e Partise Socialiste, por edhe rikujton ngjarjet e frikshme dhe tragjike te 97-es. Revolucioni me tre gishtat se: - "A do te djegim Shqiperine, a do te marrim Qeverine", duhet te jene nje kapitull i mbyllur per kete force politike. Paralel me djegien e Shqiperise ne 97-en, filloi aventura e fundit e Miloshevicit ndaj Kosoves martire ne 99-es, po me tre gishtat gjakatare dhe e kaluara e origjines te se majtes, duhet te ishte me korrekte dhe mirenjohese ndaj invazionit te NATO-S, per lirine e mohuar prej ndarjes se padrejte te territoreve tona etnike ne 1913. Jemi i vetmi vend ne Evrope qe jetojme ne 30 % te territoreve tona etnike. Vetem ndertimi i nje Shqiperie te forte politikisht dhe ekonomikisht, duhet te jete detyra themeltare e te gjithe shtetasve te Republikes se Shqiperise. Aspak mirenjohje ndaj Aleances ushtarake te Veriut ku edhe prej nje viti jemi anetare me te drejta te barabarta, madje me protesten pas anetaresimit ne NATO, e majta rikonfirmoi se nuk eshte distancuar akoma menderisht nga e kaluara dhe origjina e formimit te kesaj force. Distancimi nga e kaluara, si edhe pozicionimi drejt perendimit duket akoma nje utopi per bijte dhe trashegimtaret e post diktatures. Eshtrat qe dalin here pas here vetem sa akuzojne dhe vertetojne se e kaluara e popullit tone drejtuar mizorisht nga ish bllokmenet, duhet te reflektoje pozitivisht per vazhduesit e tyre. Dhe ky akt i turpshem rikonfirmohet me se miri me '200 petritat', qe dikur themeluan partine e Miladinit dhe te Popovicit, duke na renditur pas Stalinit per krime ndaj njerezimit. Por sa eshte fatura financiare dhe perse duhet te paguajme krimet e tyre, nderkohe qe ato mund te konvertoheshin ne investime per te kapur trenin e ndalur pikerisht prej tyre. Masmedia transmeton ore pas ore te rejat qe na sjellin ne kujtime kohe te vjetra, po prej ketyre protestues tashme qe denuar cuditerisht?? Por a duhet nje ngerc artificial, sepse beneficet e liberalizimit te vizave dhe statuti per vendin kandidat ne BE, jane minus ne zgjedhjet lokale te 2011 per forcat e majta?! Interesat kombetare, si edhe stabiliteti politiko ekonomik i vendit pse duhet te vonohen me kete situate artificiale, e cila po ndeshkohet nga shoqeria e emancipuar dhe nga faktori i jashtem, i cili pret reformat e vonuara po nga paraardhesit dhe vazhduesit e kesaj force politike. Te gjitha raportet dhe keshillat e nderkombetareve jane per transparence sipas kushtetutes dhe ligjeve, pra shteti duhet te ndahet perfundimisht nga pushteti. "Hap kutite ose largohu", eshte turpi i radhes nga e majta. Kujtojme se ne zgjedhjet e pushtet qendror ne vitin 2001, Gjykata Kushtetuese njohu mandatet e 38 deputeteve socialiste. Perse duhet te dalim mbi Kushtetuten dhe te rikthemi ne kohen kur Partia e Punes jepte madje edhe denimet kapitale?! Kush e pengon Partine Socialiste te kerkoje te drejtat e saj ne organet e ligjit dhe te drejtesise? A jane perseri te lire keta socialiste te denoncojne parregullsite 2 legjislacione me vone?