Zhvleresimi i lekut, 9% ndikim ne rritje
Per ekspertet e ekonomise ne vend, nje faktor nxites ne rritjen e eksporteve kete periudhe ishte edhe zhvleresimi i lekut ndaj valutes se huaj. Pothuajse te gjitha eksportet ne vend realizohen ne tregjet e euros dhe dollarit dhe forcimi i ketyre monedhave ndaj lekut beri deri-diku me konkurrues eksportet shqiptare, vecanerisht prodhimin vendas (me lende te pare te prodhuar ne vend). Ekspertet e tregtise vleresojne se rritja e eksporteve (e shprehur ne leke) eshte ne masen 9% pasoje vetem e zhvleresimit te lekut ndaj valutes se huaj. Gjate periudhes janar-shkurt2009 kursi i kembimit te euros me lekun ishte mesatarisht 127 leke per nje euro, ndersa gjate dy muajve te pare te ketij vit, euro kembehej mesatarisht me 138-139 leke. Si rrjedhoje ne dy muajt e pare te ketij viti, nga Shqiperia u eksportuan 1.12 miliarde leke hekur dhe celik, ose dy here me shume se nje vit me pare. Edhe sasia e importuar ishte 40% me e larte. Ne dy muajt e pare te ketij viti, sasia e hekurit dhe celikut te eksportuar ishte 20.1 mije tone. Aktualisht, cmimi i hekurit ne tregun nderkombetar kuotohet ne 600 euro/ton, nga 350 euro/ton qe tregtohej nje vit me pare. Nga ana tjeter ne sektorin e tregtise se produkteve te fasonit verehet nje tendence pozitive ne pjesen e pare te ketij viti, per sa u perket eksportit te kepuceve. Sipas te dhenave doganore, dy muajt e pare te ketij viti u eksportuan rreth 4 miliarde leke kepuce te punuara ne Shqiperi, 33% me shume se nje vit me pare. Kjo rritje e vleres se eksportit eshte shoqeruar edhe me rritjen e sasise se eksportuar ne 2.97 mije tone (15% me shume se janar-shkurt 2009).
Ndikimi
Ekspertet e tregtise vleresojne se rritja e eksporteve (e shprehur ne leke) eshte ne masen 9% pasoje vetem e zhvleresimit te lekut ndaj valutes se huaj. Gjate periudhes janar-shkur 2009 kursi i kembimit te euros me lekun ishte mesatarisht 127 leke per nje euro, ndersa gjate dy muajve te pare te ketij vit, euro kembehej mesatarisht me 138-139 leke.