E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksportet garancia me e mire anti-krize per ekonomine e vendit



Eksportet jane treguesi me ecurine me te mire gjate ketij viti te veshtire per ekonomine. Te dhenat zyrtare tregojne se per 7 muajt e pare te vitit eksportet u rriten me mbi 67 per qind krahasuar me nje viti me pare. Kemi nje rritje te kerkeses se jashtme per mallra shqiptare por ne kete rigjallerim disa biznese po kapin tregje te reja- deklaron Artan Hoxha nga Instituti i Studimeve Bashkekohore. Por a eshte kjo rritje e eksporteve e qendrueshme Gjergj Filipi ekspert i Institutit Agenda analizon perberjen e mallrave qe bizneset shqiptare shesin ne tregjet e huaja. Ne eksportojme vetem lende te pare cka nuk mund ta bejme per shume kohe. Sektor te tjere me peshe te ndjeshme jane tekstilet dhe kepucet kur dihet qe ne kete rast eksportojme vetem krahun e punes- tha Filipi. Zerat ku Shqiperia ka deficitin me te larte te tregtise jane produktet ushqimore si dhe pajisjet teknologjike qe reflektojne gjendjen e dy sektoreve kyc te ekonomise bujqesise dhe arsimit. Ne vitin 2009 Shqiperia importonte mallra nga jashte 4.2 here me shume nga sa eksportonte. Ne 7 mujorin e pare te ketij vitit ky tregues eshte permiresuar ne 2.7 here me i miri ne 10 vitet e fundit.

5 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›