Ekspoze me kostume popullore në Muzeun Historik Kombёtar
Nё pavionin etnografik qё pritet tё hapet kёtё vit, nё Muzeun Historik Kombёtar, do tё ekspozohen rreth 35-40 kostume popullore nga tё gjitha krahinat shqiptare brenda dhe jashtё kufinjve. Veshjet i pёrkasin kryesisht shekullit tё 19-tё dhe gjysmёs sё parё tё shekullit tё 20-tё. Nё kёtё pavion do tё pёrfaqёsohen tё gjitha shtresat shoqёrore si tё tё pasurve, tё varfёrve, bujqtё, barinjtё si dhe do tё pasqyrohen edhe mjeshtёritё popullore.
Sipas etnografes Jonuzi veshjet mё autetike janё ato tё cilat janё marrё nga fshatrat, pasi ato kanё qёnё mё pak vunerabёl nga rrymat kulturore tё kohёs. Hapja e pavionit etnografik pritet tё shtojё mё shumё vizitorёt nё Muzeun Historik Kombёtar jo vetёm nga shqiptarёt por kryesisht, ai pritet të vizitohet nga tё huajt qё vizitojnё Shqipёrinё.