E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati Haxhia: Të largohet gjyqtari

Avokati Maks Haxhia, i cili mbron në gjyqin e Gërdecit, të pandehurën Juliana Margritin, ka kërkuar largimin nga trupi gjykues të kryesuesit Ridvan Hado. Shkak për këtë kërkese është bërë pasi sipas avokatit Haxhia, gjyqtari Ridvan Hado ka paragjykuar kërkesat e mbrojtjes. Për këtë arsye është terhequr trupi gjykues i cili nuk e ka pranuar këtë kërkesë duke e rrëzuar, me arsyetimin se nuk ka asnjë shkak që Hado të paragjykojë kërkesat e mbrojtjes.

Ndërkohë që po në seancën e ditës së henë të tragjedisë së Gërdecit, gjykata ka vendosur për kërkesën për thirrje në seance të ekspertëve ushtarak dhe ekonomik se duhet të shqyrtohet nga një tjetër trup gjykues.

Ndërsa Prokurorori ka lexuar aktin e ekspertimit ushtarak ku është vënë theksi në komunikimet verbale të drejtuesve për transportin e municioneve për në Gërdec ku nuk ka ekzistuar një grafik.

Në këtë seancë ka qenë i pranishëm Ylli Pinari, ish Drejtori i Meico dhe Sokol Ngjeci, të dy me masë sigurie arrest shtëpie. Ndërkohë që pas ndryshimit të masës nuk kanë qene në seancë as Mihal Delijorgji dhe as Dritan Minxolli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›