E Martë, 3 Nëntor 2026

Ekspozimi i pornografive-Dyrmishaj: Dëme në aspektin vetmitar të ndenjave, por edhe në zhvillimin neurologjik të trurit

Njerëzit po janë më të vetmuar, një nga shkaqet konsiderohet edhe të ekspozuarit të pornografisë. Imazhet e abuzimit seksual në internet janë shumë voluminoze dhe ato i gjejnë fëmijët fare lehtë, çdo ditë që ata hapin kompjuterin për aktivitetet e tyre normale. Ndaj prindërit ruajnë një rol të rëndësishëm atë të kujdesit në kërkimet të fëmijëve të tyre.

E ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare”psikologia klinike, Edlira Dyrmishaj foli rreth fenomemit shqetësues ndërsa nënvizoi se ekspozimimi i pornografive sjell dëmë jo vetëm në aspektin vetmitar të ndenjave, por edhe në zhvillimin neurologjik të trurit.

“Prezenca e pornografisë në jetën shumë personale të individëve, sidomos tek të rinjtë, adoleshentët, për fat të keq edhe fëmijët i gjejë të ekspozuar para kësaj grafike shumë të ngarkuar për sistemin e tyre njerëzor. Ky ekspozim sjell dëme jo vetëm në aspektin vetmitar të ndenjave, por edhe në zhvillimin neurologjik të trurit.

Varësitë që krijon ekspozimimi i pornografive në nivel neurologjik jep të njejtët varisi si alkoli apo substrancat.

Prindërit të tregohen të kujdesshëm se çfarë fëmijët bëjnë kërkime.

Pasi duke hiperstimuluar sistemin nervor krijohet një nivel dopamine shumë i lartë për sistemin nervor dhe në varësi në moshave, shpeshherë ëhstë e papërballueshme. Dhe si pasojë, ose këtë bëhën hiper të ndjeshëm dhe nga anë tjeter ndodh sistemi i desensibilizimit,  pra rritet më tepër nevoja për t’u ekspozuar ndaj këture stimujve për të marrë ndjesitë që ka marrë më parë” u shpreh psikologia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›