E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozita Shqiperia Fantastike

“Shqipëria Fantastike” e krijuar nga artisti i famshëm, Ibrahim Kodra ka mbërritur në galerinë Kombëtare të Arteve përmes një ekspozite retrospektivë, kuruar nga Rubens Shima. Në këto punime pasqyrohen qartazi  dy drejtimet kryesore që ka proceduar artisti. Ekspozita fillon me veprën dedikuar Tiranës, që i përket vitit 1938 dhe mbyllet me punimin më të fundit të pa përfunduar i vitit 2006.

Presidenti i Fondacionit “Ibrahim Kodra” në Milano, Z. Fatos Faslliu na bën me dije edhe pengun e dy punimeve që nuk mund të ishin pjesë e kësaj ekspozite, gjithashtu ai e cilëson të përmbushur amanetin e artistit.

Në këtë ekspozitë prezantohen për publikun  64 dhe një skulptur, punime origjinale të mara në koleksione të ndryshme europiane dhe vendase. Ajo çka është më e rëndësishme lidhet me faktin se së shpejti do të ngrihet muzeu “Ibrahim Kodra” në Durrës. Ibrahim kodra ka qenë një artist bohem i mësuar të veprojë i vetëm, të punoj në vetmi, të adhurojë lirinë edhe pse me një çmim të shtrejtë. Karriera e tij artistike kulmoi me pjesmarrjen në Ekspozitën e Universitetit të Parisit, në vitin 1953, ku ekspozonin njëkohësisht Picasso, Chagall, Matisse, Modigliani etj. Që nga ai moment Kodra u bë një piktor popullor në Itali dhe më gjerë, duke ekspozuar individualisht në muze e galeri të ndryshme evropiane e madje edhe në SHBA, New York. (Princess Hall Gallery, 1963)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›