E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavrov kunder sanksioneve ndaj Korese se Veriut

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas takimit me homologun e tij kinez dhe atë indian në Moskë ka thënë se të tre kishin rënë dakord se ky ishte një veprim i gabuar nga ana e Penianit. Por ai shtoi se Rusia nuk besonte se vendosja e sanksioneve të reja do të ndihmonte në zgjidhjen e situatës. Ai ka shtuar në një konferencë të përbashkët për shtyp me jomologët e tij se Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara duhet të reagojë.
Por Lavrov këmbënguli se sanksionet apo kërcënimet ushtarake nuk do të ishin zgjidhja e duhur. Ministri i jashtëm kinez nga ana e tij ka thënë se Pekini zyrtar shpreson që rë ndërmerren masa të ashpra për këtë veprim të penianit. Këshilli i Sigurimit në OKB pritej të miratonte një paketë sanksionesh ndaj Koresë së Veriut, por kundërshtimi i Rusisë dhe i Kinës e bëjnë të pamundur aprovimin. Rusia i ka kërkuar Penianit që të mos e lëshojë raketën, duke e paralajmëruar se kjo shkelte rezolutën e Këshillit të Sigurisë së OKB-së. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›