E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi sulmon PS Po vepron nen diktatin e PD

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi, ka deklaruar se opozita i është nënshtruar tërësisht mazhorancës dhe qeverisë së saj. Në një konferencë për shtyp, kreu socialdemokrat, në komentet pas votimit në Parlament për anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka deklaruar se opozita nuk duhet të kthehet më në sallën e seancave plenare.

Thyerja mes PSD-së dhe Partisë Socialiste tashmë është evidente. Gjinushi, thotë se ai qendron si një opozitar ndaj një opozite pa karakter.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryesocialistit Edi Rama, i cili përmes rrjetin social “Twitter”, ka shprehur keqardhje për prononcimin e Gjinushit, të cilin e konsideron mik. “Aleati ynë gabon që akuzon Partinë Socialiste për fajet e Saliut e që kërkon nga PS të reagojë si parti e vogël”, thuhet në mesazhin e Ramës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›