E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozita Andata e Ritorno 2

Edicioni  i dytë i “Andata e Ritorno 2” është një  ekspozitë kushtuar veprave të artistëve të rinj shqiptar të formuar në  Itali. Tema e zbërthyer përmes punimeve te tyre me koncept modern  merr shkas nga bindja e transformimit të lëvizjes së migrimit drejt ketij vendi.

Punimet  e 9 artisteve te ekspozuar në Galerinë FAB të Universitetit të arteve japin qartësisht mesazhin e lëvizjes vajtje, ardhje.
 
Sipas organizatorit Olson Lamaj i cili na shpjegon edhe aspektet moderne të punës  qëllim primar  është vazhdimi I traditës së artistëve të formuar në shkolla italiane,  por nga ana tjetër  ata nuk shkëputen nga vendi i origjines, pasi spunton per punet e tyre  marrin nga ketu

 Kuratori, Stefano Romano, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Shqipëri, është zgjedhur pikërisht si imazhi “urë” mes dy Vendeve protagoniste të kësaj lëvizjeje që historikisht lidh keto dy vende. Gjenerata e re artistike shqiptare që është në lëvizje mes dy brigjeve të Mesdheut sjell emra si: Adi Haxhiaj, Aldi Zgjani, Iva Lulashi, Blerta Hocia, Dritan Hyska, Eltjon Valle, Rudina Hoxhaj, Pleurad Xhafa, Lek M. Gjeloshi. Veprat e tyre do të ekspozohen në Galerinë FAB dhe Galerinë Miza në Tiranë deri më 9 qershor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›