Festivali i formacioneve muzikore ushtarake

Organizohet për herë të parë në Tiranë “Festivali i formacioneve muzikore ushtarake te vendeve te NATOS të rajonit të Mesdheut”. Ky event nis mbremjen e sotme dhe per tre dite bandat muzikore të Shqiperise, Greqise, Turqise dhe orkestra frymore e forcave te sigurise se Kosoves do te performojne per publikun kryeqytetas. Simbolika e ketij festivali është e qartë kultivimi i muzikes me te spikatur te traditave te ketyre vendeve.