E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ekspozita “Bashkëbisedim me Mjeshtrat”, Gonxhja: Studentët e artit më pranë trashëgimisë kulturore shqiptare

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja u shpreh sot, përmes një postimi në rrjetet sociale se ekspozita “Bashkëbisedim me Mjeshtrat” me kuratore Merita Selimi, ka sjellë në hapësirat e Galerisë FAB një pasqyrim të artit shqiptar, ku dallojnë teknikat tradicionale të ndërthurura me atë të artit bashkëkohor shqiptar.

“Kjo ekspozitë, si një bashkëpunimin i brezave të rinj me mjeshtrit e mëdhenj të artistëve shqiptar, solli një shpalosje të artit në larmishmëri teknikash si nga metoda e krijimit të telajos, gruntit dhe ngjyrave. Arti shqiptar, ndihmon jo vetëm studentët që të zhvillojnë aftësitë e nevojshme, por edhe për të krijuar, analizuar dhe interpretuar veprat në mënyrë shumëdimensionale”, tha ai.

Ekspozita, e mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka si qëllim të thellojë lidhjen ndërmjet studentëve të arteve dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, duke i futur ata në thellësi të veprës së artit të traditës dhe bashkëkohësisë shqiptare.

1 nga 36

/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›